Monday, November 9, 2020

Oksigjenimi i lëkurës

Çfarë është oksigjenimi i lëkurës dhe pse është i rëndësishëm?





Kur vjen puna tek kujdesi i lëkurës, pyet njëherë veten, po trajton thjesht sipërfaqen e saj apo mënyrën sesi ajo funksionon? Kur zgjedhim të oksigjenojmë lëkurën, qelizat dhe indet që e përbëjnë atë, do të transformohen plotësisht. Ti do të jesh e aftë të përmirësosh mënyrën sesi lëkura do të sillet. Oksigjenimi nuk është një mënyrë për t’i rënë shkurt por është një lloj kujdesi që do ta lejojë lëkurën të funksionojë shëndetshëm për një kohë të gjatë.

Oksigjeni është baza, themeli i mirëqënies së lëkurës dhe organizmit. Çdo qelizë në trupin tonë, që të funksionojë sa më mirë, ka nevojë për oksigjen dhe lëkura sigurisht që nuk bën përjashtim.

Duke i siguruar oksigjen lëkurës sonë ne po stimulojmë ndërrimin e qelizave, përmirësimin e qarkullimit të gjakut madje edhe aftësitë vetë-shëruese të saj. Kjo do të thotë që do të kemi lëkurë vitale me shkëlqim, të plotë dhe tonike, pa kapilarë apo skuqje dhe mbi të gjitha pa grumbullim uji (e cila jep ndjesinë e një fytyre të fryrë).

E kundërta ndodh nëse lëkurës i mungon oksigjeni. Ajo do të duket si e shuar, e zbehtë dhe plot me njolla. Sigurisht që oksigjeni gjendet kudo përreth nesh, ajo që përbën ndryshimin është aftësia për ta përthithur ndërkohë që vitet kalojnë (pra sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ulet aftësia e organizmit për ta përvetësuar, mbajtur dhe përdorur oksigjenin).

Shpërndarja në sasi të mjaftueshme e oksigjenit tek qelizat tona, mund të arrihet nëpërmjet ushqimit cilësor natyral, aktivitetit fizik dhe duke ndërthurur mënyra të ndryshme të kujdesit ndaj lëkurës. Duhet t’i japim theksin e duhur të trejave këtyre në mënyrë që të arrihet rezultati i duhur:


Ushqimi

Aktiviteti sportiv

Trajtimi me produktet dhe mënyrat e duhura


Disa këshilla mbi oksigjenimin e lëkurës

Për ta zbukuruar lëkurën nëpërmjet oksigjenimit dhe si rjedhojë për të nxitur edhe rinovimin e qelizave, zgjidhni produkte të pasura natyrale të cilat mund të ndihmojnë në shpërndarjen e oksigjenit. Shpërndarje e oksigjenit nëpër qeliza do të thotë përmirësim i metabolizmit të tyre.

Një produkt shumë i këshilluar është vaji i pastër i Makadamias pasi vetëm ai (varjanti i papërpunuar) përmban squalene dhe squaleni është një mrekulli kur vjen puna në përmirësimin e funksioneve bionatyrale të lëkurës. Kemi përmendur se lëkura  jonë në mënyrë të natyrshme prodhon squalene por kjo aftësi e saj pakësohet rreth moshës 20 vjeç


Squaleni i Makadamias e hidraton dhe mbron lëkurën dhe sigurisht që bën një punë të shkëlqyer në shpërndarjen e oksigjenit në mënyrë të njëtrajtshme.



Makadamia, është një produkt marke shumë i rëndësishëm në shumëllojshmërinë e produkteve Arbëria dhe produkt marke do të thotë produkt i një cilësie të pagabueshme dhe vështirësisht të arritshme.


Ju mund ta përdorni çdo ditë për të përmirësuar dhe nxitur rinovimin e qelizave (zëvendësimin e qelizave të vjetra me ato të reja, më shpejt).

 

Aktiviteti fizik

Një mënyrë tjetër shumë e bukur për të shpërndarë oksigjen nëpër trupin tonë, është aktiviteti fizik. Kulturat e fitness’it dhe jogës çdo ditë e me shumë po përqafohen nga njerëz të moshave të ndryshme dhe ky është një hap para në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit mendor dhe atij fizik.  

Me këtë ne nuk përmirësojmë vetëm funksionin e organizmit por edhe atë të lëkurës. Ajo rigjenerohet dhe vetë-shërohet dhe kushdo që merret me sport dhe joga, dallon edhe zbehje të shenjave/gropave të akneve, rudhave apo njollave kafe për vetë faktin se rritet sasia e oksigjenit dhe shpërndarja e tij në mënyrë të barabartë.


Një mënyrë tjetër e bukur dhe çlodhëse është vetë-masazhi.

Shumë mjekë dhe dermatologë të suksesshëm e këshillojnë teknikën e vetë-masazhit. Ju mund ta praktikoni atë në çdo orë të ditës (pa qenë nevoja të drejtoheni në një qendër estetike), ju aftëson në përqëndrim dhe përmirësim të vetvetes dhe sigurisht në përmirësimin e lëkurës.

Masazhi është një mënyrë e shkëlqyer për të oksigjenuar lëkurën. Ai
çliron tension në muskujt e fytyrës që ato të stimulojnë më shumë qarkullimin e gjakut. Rritje e qarkullimit të gjakut do të thotë edhe nxitje e prodhimit të kolagjenit. Oksigjen do të thotë më shumë kolagjen.


Mënyra të tjera argëtuese dhe efektive janë:

Avull me bimë, lule dhe vajra esencialë

Maska dhe kompresa të ngrohta në fytyrë

Produkte kozmetike natyrale me Multivitamina

Aplikimi i tonikut (ujit aromatik) me origjinë lulesh si Trëndafil, Livando, Rozmarinë etj. 

 

 

Shpërndajeni tonikun me goditje të lehta duke ndihmuar me mollëzave e gishtave, gjatë vetë-masazhit.

 


 Filloni të praktikoni ndonjë lloj gjimnastike (aerobi, fitness) ose joga në shtëpi, kujdesuni për ushqimin, dhe ndiqni këshillat tona mbi kujdesin ndaj lëkurës. Është e sigurt që pas një muaji gjendja juaj do të jetë shumë më pozitive.


A
rbëria ® 

 


Tuesday, January 23, 2018

Lulja e livandos - Vetitë dhe mënyrat e përdorimit


Arbëria 
Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.


Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!



Të gjitha të drejtat i takojnë firmës Arbëria ®


Lavandula officinalis Chaix. : Lule livandoje.
Familja: Labiatae.



Livandoja është shkurre e vogël, me gjethe të ngushta vizake, me lulesë në formë kalliri të ndërprerë. Lulet i ka me ngjyrë  bojë qielli të zbehtë deri pothuajse vjollcë.
Shkurrja e livandos arrin edhe lartësi deri në 4-5 metra. Lulëzon nga qershori deri në gusht. Lulet e livandos preferohen shumë edhe nga bletët.

Në pjesën perëndimore të bregdetit të Mesdheut rritet prej mijëra vjetësh.
Në shumë vende të botës kultivohet.

Në Shqipëri, pas një fillimi për kultivim të pakët vite më parë, tani pothuajse gjithë prodhimi i përdorur vjen nga vende të tjerë.

Pjesë të përdorshme: Lulet dhe gjethet.
Degët e lulëzuara mblidhen para se lulet të hapen plotësisht dhe thahen në hije.

Përmban: Vaj esencial, substanca të hidhura, kumarinë, flavonoide, triterpenoide, tanine, etj.

Cilësitë kryesore vepruese: neurosedative, analgjezike, antiseptike, dizinfektante, hiperemike, digjestive, karminative, antimigrenë, antispazmodike, antiastmatike, diuretike, vermifuge, etj.

Qëllimi i përdorimit:

- kundër nervave të acaruara.
- kundër stresit.
- kundër temperaturës së lartë.
- kundër  infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.
- kundër marrje mendsh.
- kundër dhimbjeve të kokës.
- kundër krizave të astmës.
- kundër urinimit të pakët.
- kundër leukorresë.
- kundër pezmatimit të zorrëve (enterit).
- kundër histerisë.
- pas paralizave.

Përdorim i jashtëm:

- në plagë.
- në djegie.
- në forcimin e flokëve.
- në ekzema.
- në leukorre.
- në pickime insektesh.

Bima e freskët ose vaji esencial përdoret në hidroterapi dhe në aromaterapi.


Mënyra e përdorimit:

- Në formë çaji: Një lugë kafeje me lule e gjethe të thara, ose dy lugë kafeje me lule e gjethe të freskëta në 150 ml. ujë të nxehtë, më mirë në një enë balte ose porcelani, i lëmë 10 minuta në qetësi, pastaj kullojmë çajin, e ëmbëlsojmë me mjalt ose sheqer dhe e pimë ngadalë, ende të ngrohtë. Mund të pimë tre filxhanë çaji në ditë.
Më shumë informacion rreth kësaj bime gjeni në librin ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.

K
ëtë libër dhe lulen e Livandos, i gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore, Rruga 'Hoxha Tahsin',  30 metra larg Qendrës Stefan. Hapur nga e Hëna - Shtunën ora 12:00 - 19:00.



Ju mirëpresim të gjithëve!




Monday, November 20, 2017

Lulja e shtogut



Shkëputur nga libri "Bimët Mjekësore & Shëndeti".




Sambucus nigra: Shtogu.
Familja: Caryophilaceae.


Gjethet i ka të mëdha, të përbëra nga pesë gjethëza vezake ose eliptike, të dhëmbëzuara, me majë.
Lulet, të bardha ose ngjyrë krem, të bashkuara në lulesa të mëdha në formë ombrelle, të bukura e aromatike, e mbulojnë në mënyrë spektakolare gjithë pemën, që nga prilli deri në qershor. Nganjëherë, lulesa të veçanta, më të vogla, shfaqen edhe në vjeshtë, e madje në dhjetor.
Frytet e shtogut janë baka të zeza, me shkëlqim, me dhjetëra në një vile të  madhe, gjithnjë në formë ombrelle.
Brenda drurit gjendet një palcë e bardhë, që hiqet me lehtësi, si pjesë e lojrave të fëmijëve të fshatit.
 Rritet e zakonshme në Evropë, në Azi, në Afrikë dhe në Amerikë.
Në Shqipëri shtogu rritet kudo, nga jugu në veri, sidomos nëpër gardhe. Mjafton të ngulësh një hu diku dhe prej saj rritet një pemë e bukur.

Pjesë të përdorshme: Për qëllime mjekësore përdoren më shumë lulet dhe frytet, por konsiderohet që kanë veprim mjekësor edhe gjethet, lëvorja e degëve dhe rrënjët.
-Lulet. Duhen mbledhur në kohën e lulëzimit të plotë, duar-duar, sepse nuk hapen të gjitha njëherësh. Mbledhja vazhdon që nga prilli deri në qershor, nganjëherë edhe ca ditë në korrik. Tharja fillon në diell dhe vazhdon në hije, në vende të ajrosura mirë.
- Frytet mblidhen në vjeshtë, në kohën e pjekjes së plotë. Përdoren të freskëta, të përpunuara, ose të thara në mënyra nga më të ndryshmet.

         Qëllimi i përdorimit:

- Në gjithë botën shtogu përdoret kundër ftohjes dhe kundër gripit. Lulja e shtogut, e përdorur në formë çaji, është në gjendje të përgjysmojë kohën e zgjatjes së gripit, në raport me çfarëdo ilaçi tjetër të përdorur.
- Qetëson kollën.
- Edhe ekstrakti i fryteve të shtogut e zvogëlon kohën e gripit të paktën me tre ditë, në 90% të njerëzve të testuar.
          - Shtogu është në studim për t’u përdorur në mjekimin e sidës.

          Kundër shiatikut, ku janë vënë re raste shërimi spektakolar, edhe pas shumë vite vuajtje, përdoret kështu:
          :- 20 gr. lëng (vetëm në raste të veçanta merren 30 gr.) i porsashtrydhur nga fruta të freskëta shtogu, i përzier me 10 gr. verë, pihet gjatë ditës, i ndarë në tre pjesë.
                                                                         
Historikisht, në praktikën e shërimit popullor, shtogu është përdorur për mjekimin e:
          - Laringitit.
          - Afeksioneve të mëlçisë.
- Psoriazës.
- Çrregullimeve të veshkave.
- Fruthit.
- Sifilisit.
- Astmës.
- Epilepsisë.
- Nevralgjisë.
- Guttës.
- Dhimbjeve të kokës.
- Kancerit.
- Përdoret për shtimin e qumështit në gratë me fëmijë në gji.
          - Përdoret me sukses (lëvorja) kundër grumbullimit të ujit në bark.


Kujdes!

- Shtogu duhet përdorur me shumë kujdes te fëmijët dhe te gratë shtatzëna.
- Lëngu i përfituar nga fryte të papjekura shtogu mund të japë helmime me të vjella, vështirësi në frymëmarrje, etj.
- Lulet e freskëta, ose gjethet, po të fërkohen në lëkurë, shkaktojnë irritime të forta.
- Nuk ka sinjalizime për kundërveprim të shtogut me preparate farmaceutike.



Informacion më të detajuar mund të lexoni në librin "Bimët Mjekësore & Shëndeti", i cili gjendet në dyqanin Bimë Mjekësore.
.


Ju mirëpresim në dyqanin Bimë Mjekësore, rruga Hoxha Tahsin, 30 metra larg qendrën Stefan. 



Nga e Hëna - Shtunën, Ora 12:00 - 19:00.



Monday, September 25, 2017

Ne mund te rrisim qeliza te reja truri, pavaresisht moshes qe kemi.

Ne mund te rrisim qeliza te reja truri, pavaresisht moshes qe kemi.


Perkthyer nga: Arbëria


Sandrine Thuret eshte nje neuroshkencetare e cila pranon se ne, si te rritur, mund te rrisim neurone te reja truri. Ajo ka siguruar nje kerkim shkencor me keshilla sesi te stimulojme rritjen e neuroneve te reja dhe qe e ndihmojne trurin tone te funksionoje me mire lidhur me rritjen e kujteses dhe mireqenies.
Me pare besohej se truri i njeriut eshte ‘fiks’ dhe nuk rigjenerohet por studimet kane nxjerre fakte te reja. “Neurogjeneza” eshte procesi i zhvillimit te qelizave te reja e cila eshte shume aktive para lindjes se njeriut (gjate zhvillimit te fetusit). Megjithate truri ka dy pjese te cilat vazhdojne te zhvillohen edhe gjate moshes se pjekurise. Ato quhen zona “sub ventriculare” dhe “hippocampus”. Nderkohe shkencetaret vazhdojne studimet per te zbuluar dhe treguar edhe pjese te tjera te trurit qe demonstrojne neurogjenezen.

Joseph Altman eshte njeri prej studjuesve qe vazhdon punen e tij te palodhur ne kete fushe. Edhe pse puna e tij ne fillim u quajt qesharake, studime te reja i dhane rendesi dhe vemendje ne fillimet e viteve 1990.

 

Disa keshilla si te nxisim neurogjenezen.

 

1. Ushtrimet, stervitja.
Cfaredolloj ushtrimesh apo stervitjeje qofte edhe ecje, jane te lidhura direkt me neurogjenezen. Eshte e vertetuar shkencerisht se te ecesh te pakten 45 minuta ndikon ne rritjen e indeve te reja hippocampale.
Stervitja dhe aktivizimi i trupit siguron nje sere te mirash emocionale dhe mendore. Stervitja dhe aktivitetet sportive jane ekstremisht te dobishme per neurogjenezen e gjithashtu parandalojne edhe alzaimerin
2. Kurkuma
Eshte vertetuar se Kurkuma nxit neurogjenezen dhe mbron trurin nga degradimi. Konsumimi i rregullt i kurkumes ne varjante te ndryshme (si caj, si ereze ne gatime te ndryshme, e kombinuar me qumesht dhe piper etj), ndihmon ne mirembajtjen dhe rigjenerimin e trurit.
3. Boronica
Sipas nje studimi,flavonoidet tek boronicat jane shume te dobishme per trurin. Lidhja midis neurogjenezes dhe rritjes se humorit eshte e dukshme dhe keshillohet qe boronicat te konsumohen rregullisht cdo dite. Nuk do te kenaqeni vetem me shijen e tyre te mrekullueshme por edhe me efektet positive.
4. Çaji i gjelber.
Çaji i gjelber ka nje perberes qe quhet “epigallocatechin gallate” (EGCG), i cili lidhet me rritjen e qelizave te reja te trurit. Konsumimi i cajit te gjelber bio (jo me bustina) eshte vertetuar shkencerisht qe rrit shkallen e mireqenies se trurit dhe nxitjen e qelizave te reja.
Provoni eksperienca te reja vazhdimisht. Provoni dicka te re, degjoni nje kenge qe s’e keni degjuar kurre me pare, zbuloni nje vend te ri ku nuk keni qene, praktikoni kercime apo nje sport te ri, njihni njerz te rinj, lexoni libra te dobishem qe ju mesojne fakte te reja, merrni vazhdimisht informacion dhe kenaqesi. Nga ana tjeter, konsumoni vetem ushqime te pastra bio dhe te fresketa. Ushqimet e perpunuara e perkeqesojne trurin dhe shendetin tone. Jetoni afer natyres, mesoni dhe qendroni aktiv. Keto jane sekretet per nje mendje dhe trup te shendetshem.


Friday, June 16, 2017

Delli madhor - Vetitë dhe përdorimet


Arbëria 
Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.

Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!


Të gjitha të drejtat i takojnë firmës Arbëria ®



Plantago major : Delli madhor.
Familja: Plantaginaceae.

Bima e Dellit Madhor është gjithnjë e gjelbërt, shumëvjeçare, me gjethe vezake (5-35 cm. x 4-12 cm.), me bishta të gjatë, me deje që  mbeten të varur po të këputësh gjethen. Ngjyra e tyre është jeshile intensive. Lulet në kallinj deri 30-35 cm. e më shumë, që nganjëherë dalin edhe mbi gjethet. E gjithë bima arrin lartësi deri në 60 cm. 

Lulëzon në qershor – shtator. Tek ne rritet shumë edhe Plantago lancelota L., (Delli heshtor), bimë që është gjithashtu gjithnjë e gjelbërt, shumëvjeçare, me gjethe të gjata si heshta, me 3-7 deje. 



Pjesë të përdorshme: Gjethet dhe farat.
Gjethet mblidhen nga qershori deri në gusht dhe thahen menjëherë në hije. Ruhen larg dritës e larg lagështirës. Farat mblidhen duke këputur e duke shirë kallinjtë e pjekur, nga gushti deri  në shtator. Farat ruhen në enë të errta qelqi, të mbyllura hermetikisht.

Përmban: Mucilagje, vtamina C dhe K, tanine, silic, substanca të hidhura, flavonoide, akubinë (heterozid), invertinë dhe emulsinë (enzima). ilësitë kryesore vepruese: mucilagjinoze, ekspektorante, depurative,  adstringjente, diuretike, antiinfiamatore, sedative, etj.

Qëllimi i përdorimit:
- kundër kolitit kronik; - kundër gastritit akut; - kundër enteritit; - kundër majasëllit (pakëson dhimbjen dhe rrjedhjen e gjakut);
- kundër diaresë; - kundër shqetësimeve në fyt; - kundër infiamacioneve në mukozat e gojës; - për pastrimin e gjakut nga toksinat që shkaktojnë hepatitet, infeksionet e rrugëve urinare  dhe sëmundjet kronike të lëkurës, si ekzemë, etj.; - në mjekësinë popullore kineze, Delli Madhor konsiderohet si kurues i besueshëm i impotencës.

Përdorim i jashtëm:

- ka të dhëna se është përdorur me sukses kundër kafshimit të gjarprinjve helmues, në formë llapaje të ftohtë të gjetheve të freskëta, të vendosura në vendin e kafshimit; - gjethja e shtypur, vendosur në lëkurë, heq dhimbjen nga kafshimi i insekteve;
- mjekon infeksionet e lëkurës; - mjekon plagosjet; - mjekon djegiet, në mënyrë të mrekullueshme.

Mënyra e përdorimit:

- Në formë infuzi: marrim 5 gr. (1 lugë kafeje) gjethe të thara, i hedhim në 150 ml. (1 filxhan çaji) me ujë pa klor, të valuar. Enën e mbulojmë me kapak dhe e lëmë në qetësi 25-30 minuta, pastaj e kullojmë, e ëmbëlsojmë me mjalt ose me sheqer dhe e pimë për problemet e renditura më lart. Marrim 3 filxhanë të tillë në 24 orë.
- Në formë tinkture: Marrim 120 gr. gjethe të njoma, ose 60 gr. gjethe të thata, gjithmonë të copëtuara mirë, dhe, i përziejmë me 0.5 litra vodkë, raki ose alkool 40% në volum. E hedhim përzjerjen në një shishe qelqi të errët, të cilën e mbyllim hermetikisht dhe e vendosim  në një vend të sigurt. E tundim mirë dy-tre herë në ditë dhe pas 10-12 ditësh e kullojmë. Lëngun e fituar e ruajmë në shishe qelqi të errrët, në vend të freskët, të mbyllur hermetikisht. Pimë 15-30 pika njëherësh, përzier me gjysmë filxhan kafeje ujë, tre herë në ditë.

Farat e dellit përdoren për të njëjtat qëllime si gjethet.

Për përdorim të jashtëm, është më mirë që bima të përpunohet e freskët. Gjethet e njoma e të shplara mirë shtypen me kujdes, bëhen llapá dhe vendosen në vendin që duhet mjekuar, dy herë në 24 orë.


Informacion më të zgjeruar gjeni në librin ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.


Këtë libër mund ta blini në dyqanin Bimë Mjekësore, vetëm 30 metra mbi pazarin e Ri (pak hapa larg qendrës Stefan). 



Orari: 12:00 - 19:00.


Ju mirëpresim!

 

Tuesday, February 28, 2017

Infeksionet e traktit urinar - Kurimi me bimë mjekësore

Material i përgatitur nga ''Arbëria''

Infeksionet e traktit urinar


Infeksionet urinare janë arsyeja e dytë më e zakonshme pse njerëzit drejtohen tek mjeku çdo vit. Edhe meshkujt preken prej këtyre infeksioneve, por më të predispozuara janë femrat: më shumë se 8 milion femra në vit, i drejtohen mjekut për këto probleme. 20% prej tyre do të vuajnë nga një infeksion i përsëritur. Ana pozitive e gjithë kësaj është se ka disa kura shtëpiake për infeksionet urinare.


Këto infeksione lidhen drejtpërdrejt me praninë e agjentëve patogjenë që ndodhen në urinë. Ka infeksione të rrugëve të poshtme urinare si cistitet, uretritet dhe prostatatitet, ose të rrugëve të sipërme urinare që janë më të rralla si: pielonegritet dhe cirtopielitet.


Këto infeksione mund të prekin si femrat ashtu edhe meshkujt. Disa prej tyre mund të jenë në formë akute, por edhe në formën e tyre kronike si në rastin e cistitit.


Infeksionet urinare ndahen në:


Infeksione të rrugëve të poshtme urinare: uretriti për sa i përket uretrës dhe cistiti për sa i përket vezikës; bëhet fjalë për forma më pak të rënda dhe shpesh më lehtë të kurueshme.
Infeksionet e rrugëve të sipërme urinare: kanë të bëjnë edhe me uretrat edhe me rennet; quhen pielonefrite ose nephrite kur përfshijnë veshkat. Bëhet fjalë për infeksione që mund të përkeqësohen dhe të arrijnë deri në veshka, ndaj është shumë e rëndësishme të ndërhyhet sa më parë.


Shkaqet e infeksioneve urinare


Mund të shkaktohen nga baktere që migrojnë përmes uretrës ose nga baktere që ndodhen brenda organizmit. Këto lloj infeksionesh janë më të shpeshta tek femrat për shkak të ndërtimit anatomik.


Ndër patogjenët shkaktarë të këtyre infeksioneve përmendim Escheria Colin dhe Staphylococus saprophyticus të cilët bashkëjetojnë edhe me baktere të tjera në ambjentitn intestinal duke formuar një florë normale bakteriale. Një tjetër shkak i rëndësishëm është edhe kapsllëku, kjo ndodh për shkak të qëndrimit të gjatë të feçeve në zonën rektale, faktorë anatomikë që pengojnë qarkullimin normal urinar, si edhe hipertrofia e prostatës tek meshkujt, diabeti, shtatzania, marrja e pakët e lëngjeve gjatë ditës. Shkaqe të tjera përfshijnë patologji të ndryshme gjenetike, diabeti, prania e kateterëve, përdorimi i kontraceptivëve oralë etj. Nuk duhen lënë mënjanë edhe faktorë të rëndësishëm si: të qëndruarit gjatë pa urinuar, të mos boshatisës plotësisht fshikëzën nga nxitimi, përdorimi i detergjentëve shumë agresivë ose mungesa e higjenës.


Shkaqet


Marrja në sasi të konsiderueshme e ushqimeve shumë të kripura, të tharta, të hidhura, të yndyrshme (bëhet fjalë për yndyrna të ngopura të përpunuara dhe shtazore), të skuqura, pikante si edhe disa lloj çajrash, kafja dhe pijet alkoolike, përkeqësojnë gjendjen e përgjithshme fizike duke favorizuar gjithashtu edhe infeksionet urinare. Të punosh i ekspozuar në diell dhe ndaj të nxehtit si edhe stërmundimi fizik, ndikojnë shumë në përkeqësimin e kësaj gjëndjeje.


Simptomat


Simptoma më e zakonshme është djegia gjatë urinimit e cila mund të shoqërohet edhe me shenja gjaku. Ndjesia për të urinuar shpesh edhe në mungesë të saj, dhimbje e vazhdueshme, temperaturë dhe ethe. Gjatë natës këto simptoma mund të përkeqësohen sidomos nevoja e urinimit të shpeshtë.
Këshilla mbi regjimin ushqimor dhe mënyrën e jetesës.
Shmangni ushqimet e nxehta, me yndyrë të përpunuar, pikante, të tharta, të kripura dhe të hidhura.


Shtoni sasinë e lëngjeve (sidomos të ujit) që merrni gjatë ditës në formën e lëngjeve të frutave (të freskëta), ujë kokosi dhe pije të tjera të freskëta.
Rrisni përdorimin e bimëve si kardamoni i gjelbër, koriandër, rrënjë likuiricie, çaj kamomili etj.
Shmangni punën në diell me mot të nxehtë ose në ambjente të nxehta si pranë furrave apo në lavanderi etj.
Bëni dush të ftohtë 2-3 herë në ditë duke shtuar në vaskë pluhur dru sandali të kuq.


Soda e bukës


Infeksionet të cilat zgjasin më shumë se 2 ditë, kërkojnë ndërhyrje mjekësore. Infeksionet e pakuruara, mund të përhapen zonën renale duke u kthyer në një problem edhe më madhor. Për ndaluar zhvillimin e një infeksioni dhe për ta bllokuar, provoni të shtoni një lugë sodë në një gotë ujë. Soda ul aciditetin e urinës dhe përshpejton përmirësimin e gjendjes.


Boronica (Vaccinium myrtillus) 



Boronica e kuqe dhe e zezë i përkasin të njëjtës familje dhe duket se zotërojnë të njëjtat veti antibakteriale. Sipas një studimi, lëngu i boronicës shmang infeksionet urinare. Edhe ngrënia e frutit të plotë, mundëson të njëjtat veti.
Pirja e tij në formën e lëngut, ndihmon në shmangien e shumfishimit të baktereve të cilët janë shkaktarë për infeksionet, madje sipas shumë studimeve boronica përfaqëson një antibiotik të lehtë natyral. 120 ml lëng boronice në ditë parandalon infeksionet, nëse në këtë moment keni një të tillë, konsumoni 2-4 gota në ditë.

Ananasi


Bromelina është një enzimë e cila ndodhet në këtë frut. Ngrënia e ananasit krahas mjekimit përkatës ndihmon në kurimin e infeksionit.


Vitamina C

Disa mjekë u rekomandojnë 5 gr vit C në ditë pacientëve që preken shpesh nga infeksionet e traktit urinar. Kjo vitaminë përveç faktit që ndihmon në përmirësimin e përgjithshëm të mbrojtjes imunitare, acidifikon urinën duke e bërë atë një mjedis të papërshtatshëm për bakteret.


Uji


Sigurohuni të pini rreth 8 gota ujë në ditë ose rreth 235 ml çdo orë, sepse duhet të urinoni minimalisht çdo 4-5 orë duke mundësuar “larjen” e vazhdueshme të fshikëzës dhe të rrugëve urinare.
Bimë të cilat ndeshen shpesh si në përshkrimin e mjekut ashtu edhe si pjesë përbërëse e preparative të ndryshme që rekomandohenpër kurimin ose parandalimin e cistiteve janë:


Uva ursi - rrush arushi. Antimikrobike. Uva ursi - Përbërësi aktiv kryesor i cili mendohet se mbart edhe vetitë antiseptike, është arbutina. Përmban gjithashtu edhe tanine përgjejgëse për vetitë astrigjente. Pacientët që vuajnë nga mëlçia apo gratë shtatzëna, nuk duhet ta përdorin.

Agathosma betulina - Betula. E pasur me vit C, tanine, flavonoide, rutin, diosmin, vajra esencialë (menthone/diosphenol, limonene , etj. Ka veti të mira diuretike, etj.

Thymus vulgaris - Trumza përmban vit C, vit A, hekur, bakër, mangan; thymol me veti të forta animykotike, antibakteriale, antivirale, antioksidant I fuqishëm, antiinflamator dhe analgjezik, etj.


Armoracia rusticana e pasur me fitokimikate, ka veti antioksiduese që forcojnë sistemin imunitar dhe stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Sai të lartë të vit C. Përmban sinigrin e cila mbron nga agjentët kancerozë, stimulant gastrik, stimulues i gjëndrave të ndryshme në trup, përmirëson përthithjen e vlerave ushqyese, etj. Antibakteriale e fuqishme kundër Listerisë, E. kolit dhe stafilokokut. Shton diurezën.


Santalum paniculatum përmban alfa dhe beta santol, një aldehid i quajtur santalal, përmban sentenone, santene, santalole, vaji esencial përmban rreth 90-97% alkole seskuiterpenike. Ka veti optimale antibakteriale.

Echinacea purpurea - ekinacia. Përmban vajra esencialë, flavonoide, inulin, polisakaride dhe vit C. Është një bimë e miratuar për trajtimin e infeksioneve urinare, infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, ftohjeve dhe plagëve që shërohen me vështirësi.


Këto zgjidhje natyrale, për të cilat është demonstruar ose të paktën hipotezuar një aktivitet antiseptik në nivel urinar, shpesh përdoren së bashku me diuretikë, të cilët duke mos patur në vetvete funksion antimikrobik – nxisin diurezën duke mundësuar “larjen” e traktit.


Ndër diuretikët rendisim:


Asparagus officinalis - asparagu. Përdoret në cistite, reumatizëm, laksativ dhe sedative. Është një burim i pasur i glutadionit, antioksidant i fuqishëm, nxit sistemin imunitar, lehtëson inflamacionet, mirëmban mëlçinë.

Herba equisetti - bishtkali. Përmban acid silicilik, flavonoide. Varjeteti aziatik përmban luteolin-5-glukozide, përmban derivate të acidit Kafeik, sterole, nikotin, ekuisetonin, përzierje sheqernash natyrale, flavonoidesh, etj.

Rhizoma graminis - rrënjë grami. Prmban triticin (e ngjashme me inulinën), fruktozë, manitol, inositol, acid Vanilik, acid Hidroksicinamik, ac. Salicilik, antrakinone në sasi të vogla, tanine, karbohidrate, etj.


Orthosiphon stamineus vaj esencial, saponina, vitamina, flavonoide, kripëra minerale, etj.


Urtica dioica (hithra) e pasur me potas, fosfor, vit A, hekur, vit C, calcium, vaj esencial, nitrate, karotenoide, ac. Salicilik, etj.

Petroselium Crispum (majdanozi) vit A, C, K, fibra, proteina, karbohidrate, veti hypotensive, diuretike dhe laksative.


Solidago virgaurea veti diuretike, adstrigjente, antiinflamatore. Përmban Poliferole, flavonoide, polisakaride, mucilagje, resine, lëndë të hidhura, etj.

Në këtë listë duhet të shtojmë edhe antiinflamatorët si kamomili. Të gjitha këto bimë përdoren kryesisht në formën e infuzit (çaj ose macerate).


Është e rëndësishme të përmendim edhe ushqimin i cili ndihmon në acidifikimin e urinës, gjë që është shumë e nevojshme në fazën akute të cistiteve. Ndër këto ushqime të rëndësishme janë:


- ushqimet proteinike me origjinë shtazore
- drithërat
- kumbullat dhe boronicat (fruta-perimet në përgjithësi kanë efekt alkalinizues).


Recetë


1 - Rrush arushi - (uva ursi) gjethe të grimcuara, antimikrobike. 3 lugë
2 - Betula - (Agathisma betulina), gjethe të grimcuara,diuretike. 2 lugë.
3-  T
rumzë - (Thymus vulgaris), gjethe të grimcuara,antiinflamatore dhe analgjezik. 1 lugë
1 ½ litër ujë vlohet dhe hidhet mbi përzierjen e bimëve duke e përzier, më pas e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ftohet. Të pihen 3-5 gota në ditë larg vakteve.


Kundërindikime: nuk lejohet të pihet nga fëmijët nën 12 vjeç, gratë shtatzëna ose në gjidhënie, ata më problem stomaku, me edema periferika nga insufiçenca renale ose kardiake. Para përdorimit të siguroheni mirë për llojin e cistit pasi jot ë gjitha janë me origjinë mikrobike.
Receta shtëpie


3 lugë gjelle pluhur i farave të koriandrit dhe një lugë sheqer i parafinuar, i shtojmë në një enë balte në të cilën kemi hedhur 3 gota ujë. E lëmë të qëndrojë gjatë natës. Pimë 3 herë në ditë nga një gotë. E përziejmë mirë para përdorimit.
1 lugë çaji ujë elbi të pjekur e shtojmë në një gotë ujë. E ëmbëlsojmë me një lugë çaji sheqer të parafinuar. Konsumojeni këtë pije 2 herë në ditë. Është një diuretik dhe qetësues shumë i mirë.


1 gotë lëng gjethesh rrepe të pihet në stomak bosh në mëngjes.
Çaji i boronicës, vitamina C dhe gjethet e gërdecit janë alternitava shumë të mira për të lehtësuar simptomat dhe gjendjen e infeksionit.
Për rastet më të rënda dhe kronike, konsultohuni me mjekun specialist.