Monday, November 20, 2017

Lulja e shtogut



Shkëputur nga libri "Bimët Mjekësore & Shëndeti".




Sambucus nigra: Shtogu.
Familja: Caryophilaceae.


Gjethet i ka të mëdha, të përbëra nga pesë gjethëza vezake ose eliptike, të dhëmbëzuara, me majë.
Lulet, të bardha ose ngjyrë krem, të bashkuara në lulesa të mëdha në formë ombrelle, të bukura e aromatike, e mbulojnë në mënyrë spektakolare gjithë pemën, që nga prilli deri në qershor. Nganjëherë, lulesa të veçanta, më të vogla, shfaqen edhe në vjeshtë, e madje në dhjetor.
Frytet e shtogut janë baka të zeza, me shkëlqim, me dhjetëra në një vile të  madhe, gjithnjë në formë ombrelle.
Brenda drurit gjendet një palcë e bardhë, që hiqet me lehtësi, si pjesë e lojrave të fëmijëve të fshatit.
 Rritet e zakonshme në Evropë, në Azi, në Afrikë dhe në Amerikë.
Në Shqipëri shtogu rritet kudo, nga jugu në veri, sidomos nëpër gardhe. Mjafton të ngulësh një hu diku dhe prej saj rritet një pemë e bukur.

Pjesë të përdorshme: Për qëllime mjekësore përdoren më shumë lulet dhe frytet, por konsiderohet që kanë veprim mjekësor edhe gjethet, lëvorja e degëve dhe rrënjët.
-Lulet. Duhen mbledhur në kohën e lulëzimit të plotë, duar-duar, sepse nuk hapen të gjitha njëherësh. Mbledhja vazhdon që nga prilli deri në qershor, nganjëherë edhe ca ditë në korrik. Tharja fillon në diell dhe vazhdon në hije, në vende të ajrosura mirë.
- Frytet mblidhen në vjeshtë, në kohën e pjekjes së plotë. Përdoren të freskëta, të përpunuara, ose të thara në mënyra nga më të ndryshmet.

         Qëllimi i përdorimit:

- Në gjithë botën shtogu përdoret kundër ftohjes dhe kundër gripit. Lulja e shtogut, e përdorur në formë çaji, është në gjendje të përgjysmojë kohën e zgjatjes së gripit, në raport me çfarëdo ilaçi tjetër të përdorur.
- Qetëson kollën.
- Edhe ekstrakti i fryteve të shtogut e zvogëlon kohën e gripit të paktën me tre ditë, në 90% të njerëzve të testuar.
          - Shtogu është në studim për t’u përdorur në mjekimin e sidës.

          Kundër shiatikut, ku janë vënë re raste shërimi spektakolar, edhe pas shumë vite vuajtje, përdoret kështu:
          :- 20 gr. lëng (vetëm në raste të veçanta merren 30 gr.) i porsashtrydhur nga fruta të freskëta shtogu, i përzier me 10 gr. verë, pihet gjatë ditës, i ndarë në tre pjesë.
                                                                         
Historikisht, në praktikën e shërimit popullor, shtogu është përdorur për mjekimin e:
          - Laringitit.
          - Afeksioneve të mëlçisë.
- Psoriazës.
- Çrregullimeve të veshkave.
- Fruthit.
- Sifilisit.
- Astmës.
- Epilepsisë.
- Nevralgjisë.
- Guttës.
- Dhimbjeve të kokës.
- Kancerit.
- Përdoret për shtimin e qumështit në gratë me fëmijë në gji.
          - Përdoret me sukses (lëvorja) kundër grumbullimit të ujit në bark.


Kujdes!

- Shtogu duhet përdorur me shumë kujdes te fëmijët dhe te gratë shtatzëna.
- Lëngu i përfituar nga fryte të papjekura shtogu mund të japë helmime me të vjella, vështirësi në frymëmarrje, etj.
- Lulet e freskëta, ose gjethet, po të fërkohen në lëkurë, shkaktojnë irritime të forta.
- Nuk ka sinjalizime për kundërveprim të shtogut me preparate farmaceutike.



Informacion më të detajuar mund të lexoni në librin "Bimët Mjekësore & Shëndeti", i cili gjendet në dyqanin Bimë Mjekësore.
.


Ju mirëpresim në dyqanin Bimë Mjekësore, rruga Hoxha Tahsin, 30 metra larg qendrën Stefan. 



Nga e Hëna - Shtunën, Ora 12:00 - 19:00.



No comments :

Post a Comment