Arbëria
Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.
Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!
Plantago major : Delli madhor.
Familja: Plantaginaceae.
Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.
Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!
Bima e Dellit Madhor është gjithnjë e gjelbërt, shumëvjeçare, me gjethe vezake (5-35 cm. x 4-12 cm.), me bishta të gjatë, me deje që mbeten të varur po të këputësh gjethen. Ngjyra e tyre është jeshile intensive. Lulet në kallinj deri 30-35 cm. e më shumë, që nganjëherë dalin edhe mbi gjethet. E gjithë bima arrin lartësi deri në 60 cm.
Lulëzon në qershor – shtator. Tek ne rritet shumë edhe Plantago lancelota L., (Delli heshtor), bimë që është gjithashtu gjithnjë e gjelbërt, shumëvjeçare, me gjethe të gjata si heshta, me 3-7 deje.
Pjesë të përdorshme: Gjethet dhe farat.
Gjethet mblidhen nga qershori deri në gusht dhe
thahen menjëherë në hije. Ruhen larg dritës e larg lagështirës. Farat mblidhen
duke këputur e duke shirë kallinjtë e pjekur, nga gushti deri në shtator. Farat ruhen në enë të errta
qelqi, të mbyllura hermetikisht.
Përmban: Mucilagje, vtamina C dhe K,
tanine, silic, substanca të hidhura, flavonoide, akubinë (heterozid),
invertinë dhe emulsinë (enzima). ilësitë kryesore vepruese:
mucilagjinoze, ekspektorante, depurative,
adstringjente, diuretike, antiinfiamatore, sedative, etj.
Qëllimi i përdorimit:
- kundër kolitit kronik; - kundër gastritit akut;
- kundër enteritit; - kundër majasëllit (pakëson dhimbjen dhe
rrjedhjen e gjakut);
- kundër diaresë; - kundër shqetësimeve në fyt; -
kundër infiamacioneve në mukozat e gojës; - për pastrimin e gjakut nga
toksinat që shkaktojnë hepatitet, infeksionet e rrugëve urinare dhe sëmundjet kronike të lëkurës, si ekzemë,
etj.; - në mjekësinë popullore kineze, Delli Madhor konsiderohet
si kurues i besueshëm i impotencës.
Përdorim i jashtëm:
- ka të dhëna se është përdorur me sukses kundër
kafshimit të gjarprinjve helmues, në formë llapaje të ftohtë të gjetheve të
freskëta, të vendosura në vendin e kafshimit; - gjethja e shtypur, vendosur në
lëkurë, heq dhimbjen nga kafshimi i insekteve;
- mjekon infeksionet e lëkurës; - mjekon
plagosjet; - mjekon djegiet, në mënyrë të mrekullueshme.
Mënyra e përdorimit:
- Në formë infuzi: marrim 5 gr. (1 lugë
kafeje) gjethe të thara, i hedhim në 150 ml. (1 filxhan çaji) me ujë pa klor, të
valuar. Enën e mbulojmë me kapak dhe e lëmë në qetësi 25-30 minuta, pastaj e
kullojmë, e ëmbëlsojmë me mjalt ose me sheqer dhe e pimë për problemet e
renditura më lart. Marrim 3 filxhanë të tillë në 24 orë.
- Në formë tinkture: Marrim 120 gr. gjethe të
njoma, ose 60 gr. gjethe të thata, gjithmonë të copëtuara mirë, dhe, i
përziejmë me 0.5 litra vodkë, raki ose alkool 40% në volum. E hedhim përzjerjen
në një shishe qelqi të errët, të cilën e mbyllim hermetikisht dhe e vendosim në një vend të sigurt. E tundim mirë dy-tre
herë në ditë dhe pas 10-12 ditësh e kullojmë. Lëngun e fituar e ruajmë në
shishe qelqi të errrët, në vend të freskët, të mbyllur hermetikisht. Pimë 15-30
pika njëherësh, përzier me gjysmë filxhan kafeje ujë, tre herë në ditë.
Farat e dellit përdoren për të njëjtat qëllime si
gjethet.
Për përdorim të jashtëm, është më mirë që bima të
përpunohet e freskët. Gjethet e njoma e të shplara mirë shtypen me
kujdes, bëhen llapá dhe vendosen në vendin që duhet mjekuar, dy herë në 24 orë.
Informacion më të zgjeruar gjeni në librin ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.
Këtë libër mund ta blini në dyqanin Bimë Mjekësore, vetëm 30 metra mbi pazarin e Ri (pak hapa larg qendrës Stefan).
Orari: 12:00 - 19:00.
Ju mirëpresim!
No comments :
Post a Comment