Wednesday, November 9, 2016

Hani çdo ditë një ylber



Hani çdo ditë një ''ylber''.

Frutat dhe perimet ndahen në 5 kategori ngjyrash; e kuqja, e purport /blu, portokalli, jeshile dhe bojëkafe/e bardhë. Çdo ngjyrë përmban në vetvete një tërësi lëndësh kimike sëmundje luftuese, të cilat quhen fitokimikate. Janë pikërisht këto fitokimikate që u japin frutave dhe perimeve ngjyrat rrëzëllitëse dhe sigurisht disa nga vlerat e tyre ushqyese.

Çfarë përmban secila ngjyrë? 


E kuqja
 
Frutat dhe perimet e kuqe janë të ngjyrosura nga një pigment natyral bimor i cili quhet likopen. Likopeni është një antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit dhe e mban zemrën të shëndetshme. Frutat dhe perimet e kuqe përmbajnë edhe fenole
, kuercetin  dhe hesperidin, të cilat ulin rrezikun e kancerit të prostatës, ulin tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e keq. Ato gjithashtu luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë gjymtyrët nga rastet e artritit.


E purpurt /Blu
 
Pigmenti i bimës i quajtur antocianin është ai që u jep këtyre frutave dhe perimeve ngjyrën dalluese të purport ose blu. Antocianina ka gjithashtu cilësi antioksidative të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi dhe ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit dhe tumoreve, trombozës dhe sëmundjet e zemrës. Frutat dhe perimet e këtij grupi gjithashtu përmirësojnë përthithjen e kalciumit dhe mineraleve të tjera, luftojnë infiamacionet, dhe shërbejnë si antikarcinogjene në traktin tretës. Në përgjithësi shërbejnë për të kufizuar aktivitetin e qelizave kancerogjene.


Portokalli/E verdhë
 
Karotenoidet i japin këtij grupi ngjyrën e tyre dalluese. Nië karotenoid i njohur si betakaroten gjendet tek patatet e ëmbla, kungulli dhe karrotat. Ai konvertohet në Vitaminë A i cili ndihmon në mirëmbajtjen e membranave qelizore dhe syve. Një tjetër karotenoid i quajtur lutein akumulohet tek sytë duke i mbrojtur ato nga katarakti dhe sëmundje të tjera që çojnë në verbim. frutat dhe perimet e këtij grupi përmbajnë edhe
flavonoide, likopene, potas, dhe Vitaminë C. Këto janë vlera ushqimore të cilat ulin nivelin e kolesterolit të keq, ndihmojnë prodhimin e kolagjenit (e rëndësishme për lëkurën dhe gjymtyrët), inkurajojnë balancën alkaline (shumë e rëndësishme për t'u mbrojtur nga kanceri), dhe bashkëpunojnë me kalciumin dhe magnezin për të formuar dhe ruajtur kocka të forta. 

 

Të gjelbrat
 
Perimet e gjelbra përmbajnë një sërë fitokimikatesh përfshirë këtu edhe karotenoidet, saponinën dhe kristalinë alkaloide, të cilat kanë cilësi anti-kancerogjene. Gjethet e gjelbra si spinaqi, brokoli dhe kale, janë gjithashtu një burim shumë i mirë folati.

Të gjelbrat gjithashtu përmbajnë nga Klorofil, fibra, lutein, kalcium, Vitaminë C dhe Beta-karoten. Këto largojnë rrezikun e kancerit, ulin presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e keq, normalizojnë tretjen, mbështesin shëndetin e syve dhe shikimit, gjithashtu mbështesin dhe forcojnë aktivitetin imunitar. 


Bojëkafe/të bardha
 
Frutat e bardha përmbajnë një mori fitokimikatesh të shëndetshme si alicin (e cila gjendet tek hurdhrat), e cila njihet si antiviral dhe antibacterial i fuqishëm. Disa pjesëtarë të grupit të bardhë si bananet dhe patatet janë edhe një burim i mirë potasi. Këto përmbajnë gjithashtu Beta-glukan dhe linjane të cilat sigurojnë fuqinë e sistemit imunitar, ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit dhe balancojnë hormonet.


 

Krijoni ylberpjatat tuaja.

Duke ofruar një varjetet ngjyrash për fëmijët jo vetëm e bën ushqimin më interesant por edhe sigurohesh që fëmijët po marrin vlera të panumërta ushqyese. Krijoni sallatëra me ngjyrat e ylberit duke i vendosur frutat dhe perimet të gjitha pa harruar asnjë prej tyre: portokalle, luleshtrydhe, mango, kivi, banane, boronica, fruta pylli të egra etj. Zieni në avull brokoli, qepë të kuqe, karrota, kërpudha, dhe misra të vegjël. Jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit tërhiqen nga ngjyrat, prandaj asnjë prej tyre nuk duhet të mungojë në tavolinë.



Lista e ngjyrave.

Të kuqe: Domate, Speca të kuq (djegës dhe jo djegës), Rrepat, Panxhari, Luleshtrydhet, Qershitë, Rrushi i kuq, Manaferrat dhe maretë, Shalqini, Mollët e kuqe, Portokallet e kuqe, Qitro, Guava, Papaya, Shegët, Qepët e kuqe, Patatja e kuqe. 

Të purpurta/blu: Panxhari, Lakrat e purpurta, Patëllxhanët, Shpargujt, Kumbullat.

Portokalli/të verdha: Karrotat, Pjepri, Limonat, Specat e verdhë, Patatja e ëmbël, Kungujt, Ananasi, Mangot, Misri, Portokallet, Kungulli i vjeshtës, Pjeshkat, Nektarinat, Kajsitë, Rrushi.


Të gjelbrat: Spinaqi, Specat e gjelbra, Brokoli, Kale, Radhiqe, Hithra, Shpargujt, Avokadot, Bizelet, Mollët jeshile, Rrushi jeshil, Kivi, Fasulet jeshile, Lakrat jeshile të mëdha, Lakrat e brukselit, Selinoja, Kastraveci.

Bojëkafe/të bardha: Lakra e bardhë dhe lulelakra, Preshët, Dardhat, Kërpudhat, Hurdhrat, Bananet, Patatet, Gingeri (xhenxhefili), Qepët e bardha.


Material nga:  Bimë Mjekësore


No comments :

Post a Comment