Tuesday, October 25, 2016

Kamomili. Vetitë dhe mënyrat e përdorimit.



Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.



Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!


Të gjitha të drejtat i takojnë firmës ''ARBËRIA''.


Kamomili. 
Bot: Matricaria chamomilla.  

 
Pjesë të përdorshme: Pjesa e lules, pa bisht e të pa hapura plotësisht, të mbledhura me kujdes e të thara në hije.

Përmban: Vaj esencial, esencë me azulen, apigeninë, acid salicilik, heterozide diaforetike, fitosterinë, acid yndyror, vitaminë B/1, vitaminë C, etj.

Cilësitë kryesore vepruese: Adstringjente, emenagoge, karminative, tonike, sedative, aperitive, refrigjeruese, cikatrizuese, antinevralgjike, antispazmodike, antiinfiamatore,  antibakteriale, antialergjike, etj. 


            Qëllimi i përdorimit:

             - Një çaj kamomili, i përdorur për të pirë, për lavazh ose kompresë, mund të zgjidhë disa probleme të organeve femërore, që nga infeksionet deri në përmirësimin e menstruacioneve që mund të vonohen.
            - Çaji i kamomilit qetëson fëmijët e nervozuar, sidomos në kohën e daljes së dhëmbëve.
- Cilësitë karminative të kamomilit ndihmojnë për të çliruar zorrët nga gazrat, ndihmojnë edhe në rastet me diaré, konstipacion dhe ulçera peptike.
- Është i dobishëm në mostretje. (Ndihmon për tretjen e mirë të ushqimit).
- Përdoret kundër aciditetit në stomak.
- Kundër dhëmbjeve (ngërçeve) të barkut.
- Çaji i kamomilit lehtëson gjendjet gripale, duke pakësuar dhimbjen e kokës dhe temperaturën e lartë.
- Nëse pihet gjysmë ore para fjetjes, ndihmon për një gjumë të mirë.
- Ky çaj qetëson dhimbjet e dhëmbëve, të artritit dhe tensionin para menstrual.
- Në forma nga më të ndryshmet përdoret për të qetësuar lëkurën e irrituar, sidomos atë të fytyrës.
- Shplarja e flokëve me infuz kamomili iu jep atyre shkëlqim.
- Lulet e kamomilit mund të përdoren për banjo aromatike me efekt tonik e qetësues.
- Për kurimin e plagëve këshillohet në stadin fillestar, ose në stadin kronik, ndërsa kur plaga hyn në fazën e shërimit nuk këshillohet.
- Kompresat me çaj kamomili lehtësisht të vakët, i japin elasticitet lëkurës së fytyrës.
- Në kozmetikë, prej mijëra vjetësh, kamomili ka një vend shumë të preferuar.  

 Mënyra e përdorimit:

Kamomili më i mirë është ai që mblidhet në ditë me diell dhe thahet menjëherë në hije, në ambiente të ajrosura mirë.
- Forma më e përdorur e kamomilit është infuzi. Një lugë kafeje me lule të thata, i hedhim në një gotë ujë të nxehtë, i mbulojmë dhe i lëmë në qetësi 7-10 min. Kullojmë lëngun, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës me sheqer ose me mjalt dhe e pimë. Merren tre-katër filxhanë çaji në ditë.
  



Kujdes!

          Shumë rrallë mund të ketë persona alergjikë ndaj kamomilit, por nëse jep shqetësim të çfarëdoshëm, përdorimi ndërpritet. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për personat me lëkurë shumë të ndjeshme, kur vihet re irritim.

 Lule kamomili gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.
  40 gramë - 100 lekë

                                             
Adresa:


Tiranë - Dyqani Bimë Mjekësore - Rruga "Hoxha Tahsin", 30 metra lag Qendrës Stefan

Hapur nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.









No comments :

Post a Comment