Çfarë është oksigjenimi i lëkurës dhe
pse është i rëndësishëm?
Oksigjeni është
baza, themeli i mirëqënies së lëkurës dhe organizmit. Çdo qelizë në trupin tonë,
që të funksionojë sa më mirë, ka nevojë për oksigjen dhe lëkura sigurisht që nuk
bën përjashtim.
Duke i siguruar
oksigjen lëkurës sonë ne po stimulojmë ndërrimin e qelizave, përmirësimin e
qarkullimit të gjakut madje edhe aftësitë vetë-shëruese të saj. Kjo do të thotë
që do të kemi lëkurë vitale me shkëlqim, të plotë dhe tonike, pa kapilarë apo
skuqje dhe mbi të gjitha pa grumbullim uji (e cila jep ndjesinë e një fytyre të
fryrë).
E kundërta ndodh nëse lëkurës i mungon oksigjeni. Ajo do të duket si e shuar, e zbehtë dhe plot me njolla. Sigurisht që oksigjeni gjendet kudo përreth nesh, ajo që përbën ndryshimin është aftësia për ta përthithur ndërkohë që vitet kalojnë (pra sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ulet aftësia e organizmit për ta përvetësuar, mbajtur dhe përdorur oksigjenin).
Shpërndarja në
sasi të mjaftueshme e oksigjenit tek qelizat tona, mund të arrihet nëpërmjet
ushqimit cilësor natyral, aktivitetit fizik dhe duke ndërthurur mënyra të
ndryshme të kujdesit ndaj lëkurës. Duhet t’i japim theksin e duhur të trejave këtyre
në mënyrë që të arrihet rezultati i duhur:
Ushqimi
Aktiviteti sportiv
Trajtimi me produktet dhe mënyrat e duhura
Disa këshilla mbi oksigjenimin e lëkurës
Për ta zbukuruar lëkurën
nëpërmjet oksigjenimit dhe si rjedhojë për të nxitur edhe rinovimin e qelizave,
zgjidhni produkte të pasura natyrale të cilat mund të ndihmojnë në shpërndarjen
e oksigjenit. Shpërndarje e oksigjenit nëpër qeliza do të thotë përmirësim i
metabolizmit të tyre.
Një produkt shumë i këshilluar është vaji i pastër i Makadamias pasi vetëm ai (varjanti i papërpunuar) përmban squalene dhe squaleni është një mrekulli kur vjen puna në përmirësimin e funksioneve bionatyrale të lëkurës. Kemi përmendur se lëkura jonë në mënyrë të natyrshme prodhon squalene por kjo aftësi e saj pakësohet rreth moshës 20 vjeç.
Squaleni i Makadamias e hidraton dhe mbron lëkurën dhe sigurisht që bën një punë të shkëlqyer në shpërndarjen e oksigjenit në mënyrë të njëtrajtshme.
Ju mund ta përdorni çdo ditë për të përmirësuar
dhe nxitur rinovimin e qelizave (zëvendësimin e qelizave të vjetra me ato të
reja, më shpejt).
Aktiviteti fizik
Një mënyrë tjetër
shumë e bukur për të shpërndarë oksigjen nëpër trupin tonë, është aktiviteti
fizik. Kulturat e fitness’it dhe jogës çdo ditë e me shumë po përqafohen nga
njerëz të moshave të ndryshme dhe ky është një hap para në përmirësimin e përgjithshëm
të shëndetit mendor dhe atij fizik.
Me këtë ne nuk përmirësojmë vetëm funksionin e organizmit por edhe atë të lëkurës.
Ajo rigjenerohet dhe vetë-shërohet dhe kushdo që merret me sport dhe joga,
dallon edhe zbehje të shenjave/gropave të akneve, rudhave apo njollave kafe për
vetë faktin se rritet sasia e oksigjenit dhe shpërndarja e tij në mënyrë të
barabartë.
Një mënyrë tjetër e bukur dhe çlodhëse
është vetë-masazhi.
Shumë
mjekë dhe dermatologë të suksesshëm e këshillojnë teknikën e vetë-masazhit. Ju
mund ta praktikoni atë në çdo orë të ditës
(pa qenë nevoja të drejtoheni në një qendër estetike), ju aftëson në përqëndrim
dhe përmirësim të vetvetes dhe sigurisht në përmirësimin e lëkurës.
Masazhi është një mënyrë e shkëlqyer për të oksigjenuar lëkurën. Ai çliron tension në muskujt e fytyrës që
ato të stimulojnë më shumë qarkullimin e gjakut. Rritje e qarkullimit të gjakut
do të thotë edhe nxitje e prodhimit të kolagjenit. Oksigjen do të thotë më shumë
kolagjen.
Mënyra të tjera argëtuese dhe efektive
janë:
Avull me bimë, lule dhe vajra esencialë
Maska dhe kompresa të ngrohta në fytyrë
Produkte kozmetike natyrale me Multivitamina
Aplikimi i tonikut (ujit aromatik) me origjinë lulesh si Trëndafil, Livando, Rozmarinë etj.
Shpërndajeni tonikun me goditje të lehta duke ndihmuar me mollëzave e gishtave, gjatë vetë-masazhit.
Arbëria ®