Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.
Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!
Të gjitha të drejtat i takojnë firmës Arbëria ®
Rosa canina: Trëndafili i egër (trëndafil qeni).
Familja:
Rosaceae.
Besohet
se shëron njerëzit e kafshuar nga qeni i tërbuar, prandaj, që në kohë të vjetra
është quajtur edhe “trëndafil qeni”.
Trëndafili
i qenit e ka origjinën në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.
Në
Shqipëri rritet pothuajse i zakonshëm nëpër toka gurishtore, nëpër pyje
shkurresh, nëpër argjinatura e gardhe të pakujdesura, në gjithë zonën e ulët
deri në zonën subalpine.
Pjesë të përdorshme: Frytet. Në disa mënyra mjekimi përdoren edhe petalet e luleve të freskëta,
madje edhe gjethet.
Frytet
mblidhen në ditë me diell, në fazën e parë të pjekjes, dhe thahen menjëherë në
hije, në vende me qarkullim të bollshëm ajri.
Përmban: Vitaminë C, (30-80 herë më shumë se
portokallet e limonat dhe është mrekullisht e qëndrueshme edhe ndaj zierjes
së gjatë në temperaturë të lartë), provitaminë A (antioksidante), vit. P,
E, B e K, karotinë, acide organike, tanin, sheqerna, vaj esencial, flavonoide,
pektina, proteina, pigmente, etj.
Cilësitë
kryesore vepruese: Vitaminike, antiinfiamatore, stomakike, antioksidante,
tonike, adstringjente, diuretike.
Qëllimi i përdorimit:
- Qëllimi kryesor dhe më i rëndësishmi është ai i përfitimit të vitaminës C
- Përdoret si tonik.
- Përdoret për të rritur rezistencën e organizmit ndaj të
ftohtit, ndaj gripit, ndaj fytit të irrituar, ndaj infeksioneve të gjoksit, etj.
- Përdoret pas ndonjë kure me
antibiotikë për të riekuilibruar gjendjen e baktereve të dobishëm në stomak e
në zorrë, të cilët përdorimi i antibiotikëve i
shkatërron.
- Përdoret kundër infiamacioneve në veshka dhe në fshikëzën e urinës.
- Përdoret kundër ezaurimentit nervor.
- Përdoret kundër rrudhave dhe kundër plakjes së lëkurës në përgjithësi, etj.
- Vaji esencial i trëndafilit të egër përdoret për të mjekuar ekzemën, psoriazën, përdoret në aromaterapi, etj.
- Përdoret kundër infiamacioneve në veshka dhe në fshikëzën e urinës.
- Përdoret kundër ezaurimentit nervor.
- Përdoret kundër rrudhave dhe kundër plakjes së lëkurës në përgjithësi, etj.
- Vaji esencial i trëndafilit të egër përdoret për të mjekuar ekzemën, psoriazën, përdoret në aromaterapi, etj.
Mënyra e përdorimit:
- Në formë dekokti: Marrim tre lugë
kafeje me kokrra të freskëta (ose një lugë kafeje me kokrra të thara), në të dy
rastet pjesërisht të thërmuara, dhe i përziejmë me 200 ml. ujë të ftohtë pa
klor. I hedhim në një enë balte ose porcelani me kapak dhe i vëmë në zjarr, deri
sa të fillojë të valojë. Kur fillon të valojë e ulim forcën e zjarrit dhe e
lëmë ashtu edhe 10 minuta të tjera, pastaj e heqim, e kullojmë, e lëmë të
ftohet, e ëmbëlsojmë me mjalt ose me sheqer dhe këtë sasi e pimë të ftohtë
gjatë gjithë ditës, disa herë nga pak.
- Shurup: Përgatisim si më lart, por me
dyfishin e kokrrave në të njëjtën sasi uji, një dekokt të fortë. Pasi e
kullojmë, ende të vakët e përziejmë mirë me një lugë gjelle mjalt për çdo 100
ml. lëng. E hedhim të tërë në një shishe të errët dhe e përdorim gjatë ditës,
duke pirë nga pak herë pas here. Konsumohen 100 ml. në ditë.
- Në
formë infuzi: Dy lugë kafeje me kokrra të thara të thërmuara i hedhim në
500 ml. ujë dhe i valojmë dhjetë minuta, pastaj i heqim nga zjarri dhe i lëmë
në qetësi 15-20 orë. Kullojmë lëngun dhe e pimë të ngrohtë e të ëmbëlsuar sipas
dëshirës. Kjo sasi mjafton për dy ditë.
- Në formë maske bukurie: merren fryte të
freskëta të trëndafilit të qenit dhe grihen në grirës kuzhine, kullohen me
kujdes në një napë të palosur dysh, pastaj lëngu vendoset me delikatesë në
gjithë lëkurën e fytyrës, duke ndejtur shtrirë mbrapsht. Mbahet 15-20 min.,
pastaj shplahet me ujë të vakët.
Ka efekt të mrekullueshëm pastrues, lëmues
rrudhash dhe gjallërues të lëkurës.
(Për
qëllime vitaminike, trupi i njeriut i plotëson kërkesat ditore me 8-10 kokrra
të trëndafilit të qenit).
- Nëse
përdoret e kombinuar me bimë të tjera mjekësore forcon efektin e tyre kurativ.
Kujdes!
- Gratë
shtatzëna nuk duhet të përdorin vajin esencial të trëndafilit të qenit, sidomos
në muajt e parë të barrës.
-
Njerëz të veçantë mund të jenë alergjikë ndaj kokrrave të trëndafilit të qenit.
Nëse shfaqet diaré, shqetësime në fyt, etj., të ndërpritet menjëherë përdorimi
i mëtejshëm.
- Mos
merrni doza të mëdha. Mjaftojnë pak kokrra në ditë për të gjitha nevojat tuaja.
- Nuk
ka asnjë ndërveprim të dëmshëm me
çfarëdo produkti farmaceutik të përdorur njëkohësisht me kokrrat e trëndafilit
të qenit.E gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.