Arbëria
Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.
Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!
Të gjitha të drejtat i takojnë firmës Arbëria ®
Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.
Nuk mund të kopjohet pa Autorizimin e stafit tonë!
Të gjitha të drejtat i takojnë firmës Arbëria ®
Lavandula officinalis Chaix. : Lule livandoje.
Familja: Labiatae.
Livandoja është shkurre e vogël,
me gjethe të ngushta vizake, me lulesë në formë kalliri të ndërprerë. Lulet i
ka me ngjyrë bojë qielli të zbehtë deri
pothuajse vjollcë.
Shkurrja e livandos arrin edhe
lartësi deri në 4-5 metra. Lulëzon nga qershori deri në gusht. Lulet e livandos
preferohen shumë edhe nga bletët.
Në pjesën perëndimore të bregdetit
të Mesdheut rritet prej mijëra vjetësh.
Në shumë vende të botës
kultivohet.
Në Shqipëri, pas një fillimi për
kultivim të pakët vite më parë, tani pothuajse gjithë prodhimi i përdorur vjen
nga vende të tjerë.
Pjesë të përdorshme: Lulet dhe gjethet.
Degët e lulëzuara mblidhen para se
lulet të hapen plotësisht dhe thahen në hije.
Përmban: Vaj esencial, substanca të hidhura, kumarinë,
flavonoide, triterpenoide, tanine, etj.
Cilësitë kryesore vepruese: neurosedative, analgjezike,
antiseptike, dizinfektante, hiperemike, digjestive, karminative, antimigrenë,
antispazmodike, antiastmatike, diuretike, vermifuge, etj.
Qëllimi i përdorimit:
- kundër nervave të acaruara.
- kundër stresit.
- kundër temperaturës së lartë.
- kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.
- kundër marrje mendsh.
- kundër dhimbjeve të kokës.
- kundër krizave të astmës.
- kundër urinimit të pakët.
- kundër leukorresë.
- kundër pezmatimit të zorrëve
(enterit).
- kundër histerisë.
- pas paralizave.
Përdorim i jashtëm:
- në plagë.
- në djegie.
- në forcimin e flokëve.
- në ekzema.
- në leukorre.
- në pickime insektesh.
Bima e freskët ose vaji esencial
përdoret në hidroterapi dhe në aromaterapi.
Mënyra e përdorimit:
- Në formë çaji: Një lugë kafeje me lule e gjethe të thara, ose dy
lugë kafeje me lule e gjethe të freskëta në 150 ml. ujë të nxehtë, më mirë në
një enë balte ose porcelani, i lëmë 10 minuta në qetësi, pastaj kullojmë çajin,
e ëmbëlsojmë me mjalt ose sheqer dhe e pimë ngadalë, ende të ngrohtë. Mund të
pimë tre filxhanë çaji në ditë.
Më shumë informacion rreth kësaj bime gjeni në librin ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.
Këtë libër dhe lulen e Livandos, i gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore, Rruga 'Hoxha Tahsin', 30 metra larg Qendrës Stefan. Hapur nga e Hëna - Shtunën ora 12:00 - 19:00.
Këtë libër dhe lulen e Livandos, i gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore, Rruga 'Hoxha Tahsin', 30 metra larg Qendrës Stefan. Hapur nga e Hëna - Shtunën ora 12:00 - 19:00.
Ju mirëpresim të gjithëve!