Tuesday, February 28, 2017

Infeksionet e traktit urinar - Kurimi me bimë mjekësore

Material i përgatitur nga ''Arbëria''

Infeksionet e traktit urinar


Infeksionet urinare janë arsyeja e dytë më e zakonshme pse njerëzit drejtohen tek mjeku çdo vit. Edhe meshkujt preken prej këtyre infeksioneve, por më të predispozuara janë femrat: më shumë se 8 milion femra në vit, i drejtohen mjekut për këto probleme. 20% prej tyre do të vuajnë nga një infeksion i përsëritur. Ana pozitive e gjithë kësaj është se ka disa kura shtëpiake për infeksionet urinare.


Këto infeksione lidhen drejtpërdrejt me praninë e agjentëve patogjenë që ndodhen në urinë. Ka infeksione të rrugëve të poshtme urinare si cistitet, uretritet dhe prostatatitet, ose të rrugëve të sipërme urinare që janë më të rralla si: pielonegritet dhe cirtopielitet.


Këto infeksione mund të prekin si femrat ashtu edhe meshkujt. Disa prej tyre mund të jenë në formë akute, por edhe në formën e tyre kronike si në rastin e cistitit.


Infeksionet urinare ndahen në:


Infeksione të rrugëve të poshtme urinare: uretriti për sa i përket uretrës dhe cistiti për sa i përket vezikës; bëhet fjalë për forma më pak të rënda dhe shpesh më lehtë të kurueshme.
Infeksionet e rrugëve të sipërme urinare: kanë të bëjnë edhe me uretrat edhe me rennet; quhen pielonefrite ose nephrite kur përfshijnë veshkat. Bëhet fjalë për infeksione që mund të përkeqësohen dhe të arrijnë deri në veshka, ndaj është shumë e rëndësishme të ndërhyhet sa më parë.


Shkaqet e infeksioneve urinare


Mund të shkaktohen nga baktere që migrojnë përmes uretrës ose nga baktere që ndodhen brenda organizmit. Këto lloj infeksionesh janë më të shpeshta tek femrat për shkak të ndërtimit anatomik.


Ndër patogjenët shkaktarë të këtyre infeksioneve përmendim Escheria Colin dhe Staphylococus saprophyticus të cilët bashkëjetojnë edhe me baktere të tjera në ambjentitn intestinal duke formuar një florë normale bakteriale. Një tjetër shkak i rëndësishëm është edhe kapsllëku, kjo ndodh për shkak të qëndrimit të gjatë të feçeve në zonën rektale, faktorë anatomikë që pengojnë qarkullimin normal urinar, si edhe hipertrofia e prostatës tek meshkujt, diabeti, shtatzania, marrja e pakët e lëngjeve gjatë ditës. Shkaqe të tjera përfshijnë patologji të ndryshme gjenetike, diabeti, prania e kateterëve, përdorimi i kontraceptivëve oralë etj. Nuk duhen lënë mënjanë edhe faktorë të rëndësishëm si: të qëndruarit gjatë pa urinuar, të mos boshatisës plotësisht fshikëzën nga nxitimi, përdorimi i detergjentëve shumë agresivë ose mungesa e higjenës.


Shkaqet


Marrja në sasi të konsiderueshme e ushqimeve shumë të kripura, të tharta, të hidhura, të yndyrshme (bëhet fjalë për yndyrna të ngopura të përpunuara dhe shtazore), të skuqura, pikante si edhe disa lloj çajrash, kafja dhe pijet alkoolike, përkeqësojnë gjendjen e përgjithshme fizike duke favorizuar gjithashtu edhe infeksionet urinare. Të punosh i ekspozuar në diell dhe ndaj të nxehtit si edhe stërmundimi fizik, ndikojnë shumë në përkeqësimin e kësaj gjëndjeje.


Simptomat


Simptoma më e zakonshme është djegia gjatë urinimit e cila mund të shoqërohet edhe me shenja gjaku. Ndjesia për të urinuar shpesh edhe në mungesë të saj, dhimbje e vazhdueshme, temperaturë dhe ethe. Gjatë natës këto simptoma mund të përkeqësohen sidomos nevoja e urinimit të shpeshtë.
Këshilla mbi regjimin ushqimor dhe mënyrën e jetesës.
Shmangni ushqimet e nxehta, me yndyrë të përpunuar, pikante, të tharta, të kripura dhe të hidhura.


Shtoni sasinë e lëngjeve (sidomos të ujit) që merrni gjatë ditës në formën e lëngjeve të frutave (të freskëta), ujë kokosi dhe pije të tjera të freskëta.
Rrisni përdorimin e bimëve si kardamoni i gjelbër, koriandër, rrënjë likuiricie, çaj kamomili etj.
Shmangni punën në diell me mot të nxehtë ose në ambjente të nxehta si pranë furrave apo në lavanderi etj.
Bëni dush të ftohtë 2-3 herë në ditë duke shtuar në vaskë pluhur dru sandali të kuq.


Soda e bukës


Infeksionet të cilat zgjasin më shumë se 2 ditë, kërkojnë ndërhyrje mjekësore. Infeksionet e pakuruara, mund të përhapen zonën renale duke u kthyer në një problem edhe më madhor. Për ndaluar zhvillimin e një infeksioni dhe për ta bllokuar, provoni të shtoni një lugë sodë në një gotë ujë. Soda ul aciditetin e urinës dhe përshpejton përmirësimin e gjendjes.


Boronica (Vaccinium myrtillus) 



Boronica e kuqe dhe e zezë i përkasin të njëjtës familje dhe duket se zotërojnë të njëjtat veti antibakteriale. Sipas një studimi, lëngu i boronicës shmang infeksionet urinare. Edhe ngrënia e frutit të plotë, mundëson të njëjtat veti.
Pirja e tij në formën e lëngut, ndihmon në shmangien e shumfishimit të baktereve të cilët janë shkaktarë për infeksionet, madje sipas shumë studimeve boronica përfaqëson një antibiotik të lehtë natyral. 120 ml lëng boronice në ditë parandalon infeksionet, nëse në këtë moment keni një të tillë, konsumoni 2-4 gota në ditë.

Ananasi


Bromelina është një enzimë e cila ndodhet në këtë frut. Ngrënia e ananasit krahas mjekimit përkatës ndihmon në kurimin e infeksionit.


Vitamina C

Disa mjekë u rekomandojnë 5 gr vit C në ditë pacientëve që preken shpesh nga infeksionet e traktit urinar. Kjo vitaminë përveç faktit që ndihmon në përmirësimin e përgjithshëm të mbrojtjes imunitare, acidifikon urinën duke e bërë atë një mjedis të papërshtatshëm për bakteret.


Uji


Sigurohuni të pini rreth 8 gota ujë në ditë ose rreth 235 ml çdo orë, sepse duhet të urinoni minimalisht çdo 4-5 orë duke mundësuar “larjen” e vazhdueshme të fshikëzës dhe të rrugëve urinare.
Bimë të cilat ndeshen shpesh si në përshkrimin e mjekut ashtu edhe si pjesë përbërëse e preparative të ndryshme që rekomandohenpër kurimin ose parandalimin e cistiteve janë:


Uva ursi - rrush arushi. Antimikrobike. Uva ursi - Përbërësi aktiv kryesor i cili mendohet se mbart edhe vetitë antiseptike, është arbutina. Përmban gjithashtu edhe tanine përgjejgëse për vetitë astrigjente. Pacientët që vuajnë nga mëlçia apo gratë shtatzëna, nuk duhet ta përdorin.

Agathosma betulina - Betula. E pasur me vit C, tanine, flavonoide, rutin, diosmin, vajra esencialë (menthone/diosphenol, limonene , etj. Ka veti të mira diuretike, etj.

Thymus vulgaris - Trumza përmban vit C, vit A, hekur, bakër, mangan; thymol me veti të forta animykotike, antibakteriale, antivirale, antioksidant I fuqishëm, antiinflamator dhe analgjezik, etj.


Armoracia rusticana e pasur me fitokimikate, ka veti antioksiduese që forcojnë sistemin imunitar dhe stimulojnë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Sai të lartë të vit C. Përmban sinigrin e cila mbron nga agjentët kancerozë, stimulant gastrik, stimulues i gjëndrave të ndryshme në trup, përmirëson përthithjen e vlerave ushqyese, etj. Antibakteriale e fuqishme kundër Listerisë, E. kolit dhe stafilokokut. Shton diurezën.


Santalum paniculatum përmban alfa dhe beta santol, një aldehid i quajtur santalal, përmban sentenone, santene, santalole, vaji esencial përmban rreth 90-97% alkole seskuiterpenike. Ka veti optimale antibakteriale.

Echinacea purpurea - ekinacia. Përmban vajra esencialë, flavonoide, inulin, polisakaride dhe vit C. Është një bimë e miratuar për trajtimin e infeksioneve urinare, infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, ftohjeve dhe plagëve që shërohen me vështirësi.


Këto zgjidhje natyrale, për të cilat është demonstruar ose të paktën hipotezuar një aktivitet antiseptik në nivel urinar, shpesh përdoren së bashku me diuretikë, të cilët duke mos patur në vetvete funksion antimikrobik – nxisin diurezën duke mundësuar “larjen” e traktit.


Ndër diuretikët rendisim:


Asparagus officinalis - asparagu. Përdoret në cistite, reumatizëm, laksativ dhe sedative. Është një burim i pasur i glutadionit, antioksidant i fuqishëm, nxit sistemin imunitar, lehtëson inflamacionet, mirëmban mëlçinë.

Herba equisetti - bishtkali. Përmban acid silicilik, flavonoide. Varjeteti aziatik përmban luteolin-5-glukozide, përmban derivate të acidit Kafeik, sterole, nikotin, ekuisetonin, përzierje sheqernash natyrale, flavonoidesh, etj.

Rhizoma graminis - rrënjë grami. Prmban triticin (e ngjashme me inulinën), fruktozë, manitol, inositol, acid Vanilik, acid Hidroksicinamik, ac. Salicilik, antrakinone në sasi të vogla, tanine, karbohidrate, etj.


Orthosiphon stamineus vaj esencial, saponina, vitamina, flavonoide, kripëra minerale, etj.


Urtica dioica (hithra) e pasur me potas, fosfor, vit A, hekur, vit C, calcium, vaj esencial, nitrate, karotenoide, ac. Salicilik, etj.

Petroselium Crispum (majdanozi) vit A, C, K, fibra, proteina, karbohidrate, veti hypotensive, diuretike dhe laksative.


Solidago virgaurea veti diuretike, adstrigjente, antiinflamatore. Përmban Poliferole, flavonoide, polisakaride, mucilagje, resine, lëndë të hidhura, etj.

Në këtë listë duhet të shtojmë edhe antiinflamatorët si kamomili. Të gjitha këto bimë përdoren kryesisht në formën e infuzit (çaj ose macerate).


Është e rëndësishme të përmendim edhe ushqimin i cili ndihmon në acidifikimin e urinës, gjë që është shumë e nevojshme në fazën akute të cistiteve. Ndër këto ushqime të rëndësishme janë:


- ushqimet proteinike me origjinë shtazore
- drithërat
- kumbullat dhe boronicat (fruta-perimet në përgjithësi kanë efekt alkalinizues).


Recetë


1 - Rrush arushi - (uva ursi) gjethe të grimcuara, antimikrobike. 3 lugë
2 - Betula - (Agathisma betulina), gjethe të grimcuara,diuretike. 2 lugë.
3-  T
rumzë - (Thymus vulgaris), gjethe të grimcuara,antiinflamatore dhe analgjezik. 1 lugë
1 ½ litër ujë vlohet dhe hidhet mbi përzierjen e bimëve duke e përzier, më pas e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ftohet. Të pihen 3-5 gota në ditë larg vakteve.


Kundërindikime: nuk lejohet të pihet nga fëmijët nën 12 vjeç, gratë shtatzëna ose në gjidhënie, ata më problem stomaku, me edema periferika nga insufiçenca renale ose kardiake. Para përdorimit të siguroheni mirë për llojin e cistit pasi jot ë gjitha janë me origjinë mikrobike.
Receta shtëpie


3 lugë gjelle pluhur i farave të koriandrit dhe një lugë sheqer i parafinuar, i shtojmë në një enë balte në të cilën kemi hedhur 3 gota ujë. E lëmë të qëndrojë gjatë natës. Pimë 3 herë në ditë nga një gotë. E përziejmë mirë para përdorimit.
1 lugë çaji ujë elbi të pjekur e shtojmë në një gotë ujë. E ëmbëlsojmë me një lugë çaji sheqer të parafinuar. Konsumojeni këtë pije 2 herë në ditë. Është një diuretik dhe qetësues shumë i mirë.


1 gotë lëng gjethesh rrepe të pihet në stomak bosh në mëngjes.
Çaji i boronicës, vitamina C dhe gjethet e gërdecit janë alternitava shumë të mira për të lehtësuar simptomat dhe gjendjen e infeksionit.
Për rastet më të rënda dhe kronike, konsultohuni me mjekun specialist.





Sunday, February 19, 2017

Vaj esencial Livandoje për dhimbjet menstruale




Vaji esencial i lules së Livandos ka shumë përdorime dhe disa prej tyre ne i kemi përmendur shpesh në informacionet tona.
Sot do të shpjegojmë si të lehtësoni dhimbjet menstruale në dy mënyra shumë të thjeshta vetëm duke përdorur pak pika vaj esencial livandoje.


1 - Mënyra e parë. Hidhni 4-5 pika vaj esencial të livandos në pjesën e poshtme abdominale dhe filloni të bëni masazh të lehtë me lëvizje rrethore. Masazhi duhet të jetë shumë delikat dhe të zgjasi 4-5 minuta.



2 - Mënyra e dytë. Hidhni 4-5 pika vaj esencial përsëri në pjesën e poshtme abdominale dhe mbi të vendosni një kompresë të ngrohtë. Mbajeni 5-10 minuta dhe dhimbjet do të lehtësohen.

Vaj esencial të livandos gjeni në dyqani Bimë Mjekësore, prodhuar nga Firma ''Arbëria''. Ky vaj esencial është puro natyral, dhe prodhohet i freskët çdo javë. Ai ka aromë intensive dhe cilësi të forta kurative pasi nuk përmban konservantë dhe nuk është i holluar.



1 gram vaj esencial livandoje (rreth 28 pika) kushton 3 mijë lekë të vjetra.

Për më shumë informacione klikoni faqen tonë zyrtare Arbëria 



Ju mirëpresim!