Wednesday, December 16, 2015

Vaji esencial i rigonit - antibiotiku më i fuqishëm natyral

 Material i përkthyer nga Eneada Stavri.


Rigoni, bima aromatike e shumëpërdorur.

A e dini që mund të transformohet edhe në esencial vaj me një gamë të gjerë përfitimesh?

Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth vajit esencial të rigonit.


Çfarë është vaji esencial i rigonit?

Vaj esencial i i rigonit përftohet nga gjethet dhe lulet e rigonit (Origanum vulgare), një bimë rezistente, e dendur  pjesë e familjes së mentes (Lamiaceae). Është bimë që i përket Evropës, edhe pse rritet në shumë zona rreth botës.

Bima rritet deri në 90 centimetra lartësi, me gjethe ngjyrë të gjelbër të errët me madhësi dy-tre centimetra. Ilirët, Romakët dhe Grekët e lashtë e kanë përdorur këtë bimë për qëllime të ndryshme mjekësore. 

Është nderuar si simbol i lumturisë dhe ka qenë një traditë e vjetër kurorëzimi i çifteve me kurorë rigoni.
Ka më shumë se 40 lloje rigoni, por me më shumë veti terapeutike është vaji i prodhuar nga rigoni i egër ose Origanum vulgare që gjendet në zonat mesdhetare.

Kini kujdes, megjithëse shiten shumë lloje vaj rigoni në treg, nuk prodhohen nga kjo lloj bime, ndaj dhe kanë shumë pak ose asnjë vlerë terapeutike. Zgjidhni gjithmonë vajin e rigonit të përftuar nga Origanum vulgare dhe Thymus capitatus, një varietet që rritet në Spanjë.

Për të përftuar vaj esencial rigoni, lulet dhe gjethet e bimës së rigonit të egër të thata mblidhen kur përmbajtja e vajit të kësaj bime është në nivelin më të lartë dhe më pas distilohet. Vaji i përftuar është me ngjyrë floriri në të verdhë të errët, me një aromë djegëse të fortë.


Përdorimet e vajit esencial të rigonit.

Vaji esencial i rigonit është cilësuar si antibiotiku më i fuqishëm natyral.
Ky vaj bimor është antibakteriali që ndihmon në luftimin e infeksioneve nga më të ndryshmet. Ka gjithashtu veti antivirale, antiseptike, atiparazitike, antimykotike  dhe antikërpudhore.

Përdorime të tjera ideale të vajit esencial të rigonit janë:

Trajtimi i këmbëve ose kërpudhave të thonjve. Hidhni disa lugë të vogla vaj rigoni në një enë me ujë dhe futni këmbët aty. Mund të tretni vajin (përzieni një pikë vaj esencial të rigonit me një lugë çaji vaj ulliri ose vaj kokosi) dhe më pas ta aplikoni tek thonjtë ose lëkura që do trajtoni.
Vret parazitët dhe infeksionet. Tretni vajin (përzieni një pikë vaj esencial rigoni me një pikë vaj transportues si vaj kokosi p.sh.) dhe vendoseni poshtë gjuhës. Mbani atë pozicion për disa minuta dhe më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë të paktën 4 herë në ditë.  
Lehtëson sinuzitin dhe ftohjet. Vendosni disa pika vaj esencial rigoni në një tenxhere me ujë që po valon dhe thithni avulin.
Mund të përdorni fuqitë e tij antiseptike për të pastruar shtëpinë tuaj. Një mënyrë se si ta bëni këtë: bashkoni 4 pika vaj rigoni me 10 pika vaj limoni dhe çerek filxhani me uthull të bardhë, dhe më pas shtojini në kovën me ujë. Përdoreni këtë përzierje për të pastruar sipërfaqet.

Përbërja e vajit esencial të rigonit.

Vaji esencial i rigonit është i pasur me fenole, që janë përbërës fitokimikë natyralë me efekte antioksiduese. Dy fenolët më të shumtë në të janë:  

Timol - një këpurdhëvrasës natyror me veti antiseptike. Kjo ndihmon në stimulimin e  sistemit tuaj imunitar, vepron si një mburojë kundër helmeve, e gjithashtu ndihmon në parandalimin e dëmtimit të  indeve dhe favorizon shërimin.
Carvacrol – është efikas kundër infeksioneve të ndryshme bakteriale, si candida albicans, stafilokoku, E. coli, Campylobacter, Salmonela, Klebsiella, kërpudha Aspergillus, giardia, pseudomonas dhe listeria.

Përbërës të tjerë të shëndetshëm të vajit esencial të rigonit përfshijnë:

Terpeno – i njohur për vetitë e tij të fuqishme antibakeriale.
Acidi rosmarinik – një antioksidant që parandalon dëmtimet nga radikalet  e lira dhe ka treguar të jetë  premtues në trajtimin e astmës alergjike dhe parandalimin e kancerit dhe arteriosklerozës.  Gjithashtu funksionon si një antihistamik natyral që ul grumbullimin e lëngjeve dhe  inflamacionin e shkaktuar nga sulmet e alergjisë.  
Naringina – thith rritjen e qelizave kancerogjene dhe ndihmon në rritjen e antioksidantëve në vajin esencial të rigonit.
Beta-cariofilina (E-BCP) – kjo substancë thith inflamacionin dhe është gjithashtu i dobishëm për osteoporozën dhe arteriosklerozën, si edhe sindromën metabolike.
Ushqyesit si vitaminat A, C dhe E, kalcium, magnez, zink, hekur, kalium, mangan, bakër, bor, dhe niacina gjithashtu gjenden në vajin esencial të rigonit.

Përftitimet e vajit esencial të rigonit.

Vaji esencial i rigonit sjell shumë përftitime për shëndetin, ai është i lidhur me shëndetin e sistemit të frymëmarrjes dhe atë imunitar. Njihet si ndihmues në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, të tilla si:

Infeksionet e traktit urinar të shkaktuara nga bakterie si E. coli, Proteus dhe Pseudomonas aeruginosa.
Infeksionet e frymëmarrjes të shkaktuara nga bakteria Klebsiella pneumoniae dhe Staphylococcus aureus strains.
Infeksionet nga kërpudhat, përfshi edhe atë që janë rezistente ndaj barnës antikërpudhore Diflucan për përdorim të zakonshëm.
Infeksionet parazitare të shkaktuara nga giardia – është edhe më efektiv se antibiotiku Tinidazol.
Vaji i rigonit ka veti të fuqishme antibakteriale që mund të vrasin bakterin vdekjeprurës stafilokokun aureus.
Methicillin mortal infección (MRSA) – Një ekip studiuesish indianë dhe britanikë zbuloi se vaji i rigonit ka veti të fuqishme antibakertiale që mund të vrasin këtë bakter.
Ky vaj esencial gjithashtu ka treguar se është premtues në parandalimin e sëmundjeve të transmetuara nga ushqimet të shkaktuara nga patogjene si Listeria, Salmonela, E. coli dhe Shigella dysenteria. Duke e shtuar tek ushqimi jo vetëm ndihmon në eliminimin e bakterit, por edhe mund të lehtësojë simptomat e helmimit nga ushqimi. Një studim i bërë tek kafshët në Universitetin e Arizonës, studiuesit gjetën që vaji esencial i rigonit mund të ndihmojë në vrasjen e norovirusit, një lloj virusi që shkakton gastroenterit.
Vaji i rigonit është gjithashtu një vaj esencial antiseptik i shumë përdorur në aromaterapi sepse proporcioni i fenolëve që ka, thuhet se është më i larti se në çdo bimë tjetër aromatike. 

Përveç përdorimit të metodës me avull për të lehtësuar kollën dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes, gjithashtu mund të përdoret:
Për t’u mbrojtur nga insektet. Carvacrol në vajin esencial të rigonit funksionon si një ilaç natyral kundër insekteve. Vendosni disa pika tek mobiljet ose të aplikoni një përzierje të tretur në lëkurën tuaj kur dilni jashtë shtëpisë.
Për të lehtësuar kafshimet dhe skuqjet. Aplikoni vajin esencial të rigonit të tretur në vaj ulliri tek zonat e prekura.
Për të ndihmuar në kurimin e herpesit të buzëve, zbokthit dhe probleme të lehta të lëkurës. Disa ekspertë gjithashtu mbrojnë idenë e përdorimit në një version të tretur të vajit esencial të rigonit për të trajtuar aknet dhe rosacean (një sëmundje kronike që prek lëkurën dhe ndonjëherë sytë. Simptomat përfshijnë skuqje të lëkurës, akne dhe puçra dhe në faza më të avancuara inflamacion të lëkurës).
Për të lehtësuar dhimbjen e fytit. Mjafton të shtoni disa pika vaj esencial rigoni në një gotë me ujë. Gjithashtu lehtëson edhe dhimbjen e dhëmballëve.
Lehtësimin e dhimbjeve muskulare dhe dhimbjeve të lidhura me artritin reumatizmal, ndrydhjet dhe ngërçet.


Si funksionon vaji esencial i rigonit?

Vaji esencial i rigonit mund të përdoret për përdorime të jashtme si edhe mund të gëlltitet, në varësi të efekteve kurative që dëshironi të keni. Megjithatë rekomandohet që në lëkurë të mos përdoret i pa tretur sepse e irriton atë (si çdo vaj tjetër esencial). Gjithashtu mos e aplikoni në lëkurë të çarë apo plagë të hapura.
Vaji i rigonit përdoret për periudha të shkurtra kohore dhe nëse përdoret në rrugë orale duhet ta merrni me doza të vogla nga 4-6 pika për vetëm 7-10 ditë.  

Është i sigurt vaji i rigonit?

Po është, gjithmonë nëse tretet në ujë ose në vaj transportues (disa nga alternativat më të mira janë vajrat natyralë si: jojoba, ullirit dhe kokosi). Raporti ideal për tretjen e vajit të rigonit është 1:3, d.m.th. një pjesë vaj esencial rigoni dhe tre pjesë vaj transportues.

Gjithsesi, para gjithçkaje bëni testin e alergjisë ndaj këtij vaji esencial. Aplikoni një pikë vaj të tretur në krah për të parë nëse shkakton ndonjë irritim.


Efektet anësore të vajit të rigonit.

KUJDES!

Disa persona mund të shfaqin probleme me stomakun kur gëlltisin vajin e rigonit (madje edhe bimën). Ata që kanë alergji nga bimët e familjes Lamiaceae (mente, livando, sherebelë dhe borzilok) gjithashtu duhet të shmangin këtë vaj, sepse mund të shkaktojë reaksion alergjik.


Vaji i rigonit gjithashtu nuk rekomandohet për bebet dhe fëmijët. Edhe gratë shtatzëna ose gjatë periudhës së gjidhënies nuk duhet ta përdorin, si në rrugë topike, ashtu edhe orale, sepse nxit qarkullimin e gjakut brenda mitrës që dëmton lidhjen e fetusit me placentën.