Material i përkthyer nga Eneada Stavri.
Rigoni, bima aromatike e shumëpërdorur.
A e dini që mund të transformohet edhe në esencial vaj me një gamë të gjerë përfitimesh?
Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth vajit esencial të rigonit.
A e dini që mund të transformohet edhe në esencial vaj me një gamë të gjerë përfitimesh?
Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth vajit esencial të rigonit.
Çfarë është vaji esencial i rigonit?
Vaj esencial i i rigonit përftohet nga gjethet dhe lulet
e rigonit (Origanum vulgare), një bimë rezistente, e dendur pjesë e familjes së mentes (Lamiaceae). Është
bimë që i përket Evropës, edhe pse rritet në shumë zona rreth botës.
Bima rritet deri në 90 centimetra lartësi, me gjethe
ngjyrë të gjelbër të errët me madhësi dy-tre centimetra. Ilirët, Romakët dhe Grekët e lashtë e kanë përdorur këtë bimë për qëllime të ndryshme mjekësore.
Është nderuar si simbol i lumturisë dhe ka qenë një traditë e vjetër kurorëzimi i çifteve me kurorë rigoni.
Është nderuar si simbol i lumturisë dhe ka qenë një traditë e vjetër kurorëzimi i çifteve me kurorë rigoni.
Ka më shumë se 40 lloje rigoni, por me më shumë veti
terapeutike është vaji i prodhuar nga rigoni i egër ose Origanum vulgare që
gjendet në zonat mesdhetare.
Kini kujdes, megjithëse shiten shumë lloje vaj rigoni
në treg, nuk prodhohen nga kjo lloj bime, ndaj dhe kanë shumë pak ose asnjë
vlerë terapeutike. Zgjidhni gjithmonë vajin e rigonit të përftuar nga Origanum
vulgare dhe Thymus capitatus, një varietet që rritet në Spanjë.
Për të përftuar vaj esencial rigoni, lulet dhe gjethet e
bimës së rigonit të egër të thata mblidhen kur përmbajtja e vajit të kësaj bime
është në nivelin më të lartë dhe më pas distilohet. Vaji i përftuar është me
ngjyrë floriri në të verdhë të errët, me një aromë djegëse të fortë.
Vaji esencial i rigonit është cilësuar si antibiotiku më
i fuqishëm natyral.
Ky vaj bimor është antibakteriali që ndihmon në luftimin
e infeksioneve nga më të ndryshmet. Ka gjithashtu veti antivirale, antiseptike,
atiparazitike, antimykotike dhe antikërpudhore.
Përdorime të tjera ideale të vajit esencial të rigonit
janë:
Trajtimi i këmbëve ose kërpudhave të thonjve. Hidhni disa lugë të vogla vaj rigoni në një enë me ujë
dhe futni këmbët aty. Mund të tretni vajin (përzieni një pikë vaj esencial të
rigonit me një lugë çaji vaj ulliri ose vaj kokosi) dhe më pas ta aplikoni tek
thonjtë ose lëkura që do trajtoni.
Vret parazitët dhe infeksionet. Tretni vajin (përzieni një pikë vaj esencial rigoni me
një pikë vaj transportues si vaj kokosi p.sh.) dhe vendoseni poshtë gjuhës.
Mbani atë pozicion për disa minuta dhe më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë të
paktën 4 herë në ditë.
Lehtëson sinuzitin dhe ftohjet. Vendosni disa pika vaj esencial rigoni në një tenxhere me
ujë që po valon dhe thithni avulin.
Mund të përdorni fuqitë e tij antiseptike për të pastruar
shtëpinë tuaj. Një mënyrë se si ta bëni
këtë: bashkoni 4 pika vaj rigoni me 10 pika vaj limoni dhe çerek filxhani me
uthull të bardhë, dhe më pas shtojini në kovën me ujë. Përdoreni këtë përzierje
për të pastruar sipërfaqet.
Përbërja e vajit esencial të rigonit.
Vaji esencial i rigonit është i pasur me fenole, që janë përbërës
fitokimikë natyralë me efekte antioksiduese. Dy fenolët më të shumtë në të
janë:
Timol - një këpurdhëvrasës natyror me veti antiseptike. Kjo
ndihmon në stimulimin e sistemit tuaj
imunitar, vepron si një mburojë kundër helmeve, e gjithashtu ndihmon në
parandalimin e dëmtimit të indeve dhe
favorizon shërimin.
Carvacrol – është efikas kundër infeksioneve të ndryshme
bakteriale, si candida albicans, stafilokoku, E. coli, Campylobacter, Salmonela,
Klebsiella, kërpudha Aspergillus, giardia, pseudomonas dhe listeria.
Përbërës të tjerë të shëndetshëm të vajit esencial të
rigonit përfshijnë:
Terpeno – i njohur për vetitë e tij të fuqishme antibakeriale.
Acidi
rosmarinik – një antioksidant që
parandalon dëmtimet nga radikalet e lira
dhe ka treguar të jetë premtues në
trajtimin e astmës alergjike dhe parandalimin e kancerit dhe arteriosklerozës. Gjithashtu funksionon si një antihistamik
natyral që ul grumbullimin e lëngjeve dhe inflamacionin e shkaktuar nga sulmet e
alergjisë.
Naringina – thith rritjen e qelizave kancerogjene dhe ndihmon në
rritjen e antioksidantëve në vajin esencial të rigonit.
Beta-cariofilina (E-BCP) – kjo substancë thith inflamacionin dhe është
gjithashtu i dobishëm për osteoporozën dhe arteriosklerozën, si edhe sindromën
metabolike.
Ushqyesit si vitaminat A, C dhe E, kalcium, magnez, zink,
hekur, kalium, mangan, bakër, bor, dhe niacina gjithashtu gjenden në vajin esencial
të rigonit.
Përftitimet e vajit esencial të rigonit.
Vaji esencial i rigonit sjell shumë përftitime për
shëndetin, ai është i lidhur me shëndetin e sistemit të frymëmarrjes dhe atë
imunitar. Njihet si ndihmues në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, të
tilla si:
Infeksionet
e traktit urinar të shkaktuara nga
bakterie si E. coli, Proteus dhe Pseudomonas aeruginosa.
Infeksionet
e frymëmarrjes të shkaktuara nga
bakteria Klebsiella pneumoniae dhe Staphylococcus aureus strains.
Infeksionet
nga kërpudhat, përfshi edhe atë që janë
rezistente ndaj barnës antikërpudhore Diflucan për përdorim të zakonshëm.
Infeksionet
parazitare të shkaktuara nga giardia –
është edhe më efektiv se antibiotiku Tinidazol.
Vaji i rigonit ka veti të fuqishme antibakteriale që mund
të vrasin bakterin vdekjeprurës stafilokokun aureus.
Methicillin mortal infección (MRSA) – Një ekip
studiuesish indianë dhe britanikë zbuloi se vaji i rigonit ka veti të fuqishme
antibakertiale që mund të vrasin këtë bakter.
Ky vaj esencial gjithashtu ka treguar se është premtues
në parandalimin e sëmundjeve të transmetuara nga ushqimet të shkaktuara nga
patogjene si Listeria, Salmonela, E. coli dhe Shigella dysenteria. Duke e
shtuar tek ushqimi jo vetëm ndihmon në eliminimin e bakterit, por edhe mund të
lehtësojë simptomat e helmimit nga ushqimi. Një studim i bërë tek kafshët në
Universitetin e Arizonës, studiuesit gjetën që vaji esencial i rigonit mund të
ndihmojë në vrasjen e norovirusit, një lloj virusi që shkakton gastroenterit.
Vaji i rigonit është gjithashtu një vaj esencial
antiseptik i shumë përdorur në aromaterapi sepse proporcioni i fenolëve që ka,
thuhet se është më i larti se në çdo bimë tjetër aromatike.
Përveç përdorimit
të metodës me avull për të lehtësuar kollën dhe sëmundje të tjera të
frymëmarrjes, gjithashtu mund të përdoret:
Për t’u mbrojtur nga insektet. Carvacrol në vajin esencial të rigonit funksionon si një
ilaç natyral kundër insekteve. Vendosni disa pika tek mobiljet ose të aplikoni
një përzierje të tretur në lëkurën tuaj kur dilni jashtë shtëpisë.
Për të lehtësuar kafshimet dhe skuqjet. Aplikoni vajin esencial të rigonit të tretur në vaj
ulliri tek zonat e prekura.
Për të ndihmuar në kurimin e herpesit të buzëve, zbokthit
dhe probleme të lehta të lëkurës.
Disa ekspertë gjithashtu mbrojnë idenë e përdorimit në një version të tretur të
vajit esencial të rigonit për të trajtuar aknet dhe rosacean (një sëmundje
kronike që prek lëkurën dhe ndonjëherë sytë. Simptomat përfshijnë skuqje të
lëkurës, akne dhe puçra dhe në faza më të avancuara inflamacion të lëkurës).
Për të lehtësuar dhimbjen e fytit. Mjafton të shtoni disa pika vaj esencial rigoni në një
gotë me ujë. Gjithashtu lehtëson edhe dhimbjen e dhëmballëve.
Lehtësimin e dhimbjeve muskulare dhe dhimbjeve të lidhura
me artritin reumatizmal, ndrydhjet dhe ngërçet.
Si funksionon vaji esencial i rigonit?
Vaji esencial i rigonit mund të përdoret për përdorime të
jashtme si edhe mund të gëlltitet, në varësi të efekteve kurative që dëshironi
të keni. Megjithatë rekomandohet që në lëkurë të mos përdoret i pa tretur sepse
e irriton atë (si çdo vaj tjetër esencial). Gjithashtu mos e aplikoni në lëkurë
të çarë apo plagë të hapura.
Vaji i rigonit përdoret për periudha të shkurtra kohore
dhe nëse përdoret në rrugë orale duhet ta merrni me doza të vogla nga 4-6 pika
për vetëm 7-10 ditë.
Është i sigurt vaji i rigonit?
Po është, gjithmonë nëse tretet në ujë ose në vaj
transportues (disa nga alternativat më të mira janë vajrat natyralë si: jojoba,
ullirit dhe kokosi). Raporti ideal për tretjen e vajit të rigonit është 1:3,
d.m.th. një pjesë vaj esencial rigoni dhe tre pjesë vaj transportues.
Gjithsesi, para gjithçkaje bëni testin e alergjisë ndaj
këtij vaji esencial. Aplikoni
një pikë vaj të tretur në krah për të parë nëse shkakton ndonjë irritim.
Efektet anësore të vajit të rigonit.
KUJDES!
Disa persona mund të shfaqin probleme me stomakun kur gëlltisin vajin e rigonit (madje edhe bimën). Ata që kanë alergji nga bimët e familjes Lamiaceae (mente, livando, sherebelë dhe borzilok) gjithashtu duhet të shmangin këtë vaj, sepse mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Disa persona mund të shfaqin probleme me stomakun kur gëlltisin vajin e rigonit (madje edhe bimën). Ata që kanë alergji nga bimët e familjes Lamiaceae (mente, livando, sherebelë dhe borzilok) gjithashtu duhet të shmangin këtë vaj, sepse mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Vaji i
rigonit gjithashtu nuk rekomandohet për bebet dhe fëmijët. Edhe gratë shtatzëna ose gjatë periudhës
së gjidhënies nuk duhet ta përdorin, si në rrugë topike, ashtu edhe orale,
sepse nxit qarkullimin e gjakut brenda mitrës që dëmton lidhjen e fetusit me
placentën.